Rrugët e Durrësit njësoj si në Kandahar, hapen para stinës së shirave (VIDEO)

Postuar: 13/09/2017 - 14:53

Në prag të stinës së shirave, rrugët kryesore në Durrës janë bërë të ngjashme me ato të Kandaharit. Firmat private e insticionet publike çajnë rugët dhe i lënë në gjendje lufte. 

Bëhet fjalë për rrugët kryesore të Durrësit, rrugën “Aleksandër Goga” që lidh arteriet kryesore me spitalin dhe me policinë, rrugën “Hysen Kërtusha” nga policia deri në unazën e tregut , e cila ka disa kryqëzime rrugore që shërbejnë për mijëra nxënës e prindër të shkollave 9-vjeçare, të mesme e profesionale që gjenden përreth stadiumit.

Këto dy segmente, së bashku me arteriet e tyre lidhëse janë mjaft problematike si rezultat i përmbytjeve me shiun e parë që bie.

Të kalosh në këto rrugë këto ditë është një tmerr i vërtetë. Firma të ndryshme por edhe institucione publike kanë çarë rrugët e trotuaret për “hesapin” e tyre, ndërsa një pjesë i arnojnë, pjesën tjetër e lënë ashtu të hapur, për të thyer kokën, njerëz e makina.

Në mes të rrugës A. Goga, në kryqëzimin e saj me lagjen e re, shoferët nuk u shmangen dot gropave të hapura në kohë me diell, se në kohë me shi dhe me përmbytje që nuk duket asgjë, makinat aty bien brenda dhe dëmi që u shkaktohet është i pallogaritshëm.

Në rrugën “Hysen Kërtusha” tek kryqëzimet e stadiumit, situata është tmerr. Rruga është çarë në anësore dhe pas saj sot po hidhej nga një karrocë asfalt. Në mes rruga është çarë sërish dhe është lënë ashtu e hapur ku makinat rrezikojnë të prishen nëse bien brenda ose të bëjnë aksident. Trotuaret prej ditësh janë “shqepur” dhe nuk janë bënë më në gjendje të kalueshme.

Në rrugë ka pirgje me zhavorr e pllaka të thyera e trotuarët krijojnë përshtypjen e një gjendjeje lufte. Në një kryqëzim tjetër vijohet të  hapet rruga sërish, ndërsa pak metra më tutje një prej firmave që ka hapur rrugën po hedh karrocat me asfalt.

Çështja nuk qëndron tek firmt që çajnë trasenë e rrugës për të bërë investimin që ato duan, por tek fakti që në rastin më të mirë, rrugën nuk e çojnë asnjëherë në gjendjen e mëparshme. E në rastin më të keq e lënë si një shesh lufte.

Firmat që hapin rrugën shtrojnë kabujt dhe investojnë për të fituar e për të rritur fitimet e tyre. Ashtu siç ato fitojnë duhet ti përgjigjen edhe dëmit që shkaktojnë. Bashkia dhe inspektorët e saj në terren duhet të ushtrojnë presion ndaj këtij fenomeni, vetëm në mos personat që e kanë për detyrë të kontrollojnë këto firma, lehtësisht korruptohen duke mos e çarë më kokën për rugët në të cilat kalojnë qytetarët durrsakë me makinat e tyre. 

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   I ftohti i kësaj fillim jave në Durrës u ka kujtuar të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të vogëlushëve, se i ftohti ka mbërritu

   Nazire, është një vajzë 19-vjeçare nga Kavaja e cila studion për juridik në Universitetin e Durrësit.

Qeveria Shqiptare ka vendosur të japë më shumë para për të varfrit e Durrësit në vitin 2018.

Rrugët në brendësi të lagjes 14 në  Shkozet, në qytetin e Durrësit, përbëjnë një shqetësim tepër të madh për banorët e kësaj zone, sidomo

   “Implementimi i procesit të sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë në spitalet tona, ka sjellë që sot në 5 spitalet u

Ky duhet të ishte një investim i shumë pritur nga komuniteti i banorëve të ish-Kënetës në Durrës, të cilët për 20 vjet me radhë para shtë

Organizata CoDe Albania – Coherent Development Albania do të zbatojë në Durrës, projektin me titull “Aftësia e kufizuar nuk

Mjaftojnë vetëm dy minuta që qytetarët të marrin vërtetimin për periudha të ndryshme kontributive.

   Qytetarë të shumtë dhe tregtarët që ushtrojnë aktivitetin aty, këto ditë kanë ngritur shqetësimin e tyre tek DurrësLajm.

   Një qytetar denoncon në emisionin “STOP” se vuan nga hernia diskale dhe pasi nuk gjeti zgjidhje, i sugjeruan një mjek popullor në Durr