Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Rrugët pa rrugë të Shënavlashit, infrastruktura e munguar e kësaj zone (FOTO)

14/04/2021 - 18:53

Rrugët dytësore në zonën e Shënavlashit në Durrës nuk e meritojnë të quhen të tilla. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë njohur ndonjëherë asfalt, ndërkohë që shtrohen vetëm me ­çakull në fushata elektorale.

Si­ç shihet qartë nga fotot që po publikojmë në fund të shkrimit, të shkrepura në zonën pranë kishës së Shënavlashit, degradimi i rrugëve dytësore është total.

Në disa vende shfaqen pirgjet me çakull, të cilat pritet të mbushin gropat në ditët në vijim, por kjo është vetëm një zgjidhje provizore e problemit. Vende vende çakulli ka nisur të shtrohet, në të tjera rrugë nuk ka "mbërritur" akoma.

Sipas banorëve që kanë dërguar fotot pranë redaksisë sonë, mungesa e kanalizimeve i penalizon edhe më shumë dhe shtresa e çakullit nuk është zgjidhja e duhur për “riparimin” e infrastrukturës rrugore.

Në këtë zonë nevojitet ndërhyrje konkrete dhe projekt i mirëfilltë për infrastrukturën rrugore, e cila i përngjet fshatrave të humbur malorë e jo një zone vetëm pak km larg qendrës së Durrësit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Përgjigjet e aplikimeve për lotarinë amerikane dalin sot.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën të ditur se 12,766, prej tyre 3612 fëmijë shqiptar të lindur jasht

Popullsia e qarqeve edhe në vitin 2021 ka pësuar rënie në shumicën prej tyre, duke pasqyruar problematikën e fortë demografike, me rënien

Rritja e vdekshmërisë si pasojë e Covid-19, tendenca vijuese e rënies së lindjeve dhe emigracioni (që gjithsesi ishte më i ulët për shkak

“Me Fondin Social po mbështesim qendrat e kujdesit për implementimin e modelit të ri të fuqizimit të të rinjve me aftësi ndryshe për

Djali i aktorit të ndjerë Guljelm Radoja, Redi Radoja në një postim në rrjete sociale i ka dedikuar disa rrjeshta të atit që humbi betejë

Shpenzimet për arsimin arritën vetëm 2.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë vitit 2020, duke shënuar nivelin më të ulët të dy d

Pandemia Covid-19 e nxiti më tej përdorimin e drogës në vendet e Ballkanit Perëndimor, por masat kufizuese penguan përdoruesit e kokainës

Emisioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar drejt Fushë-Krujës.