Sa shpenzuan shqiptarët për mish dhe nënprodukte, kush janë më mishngrënësit në vend..

13/09/2020 - 08:11

Shpenzimet për mish dhe nënprodukte kanë peshën kryesore në shpenzimet që ne bëjmë për të ushqyer. Rreth 44% e totalit të shpenzimeve që bëjnë familjet shqiptare në këtë drejtim apo 33,400 lekë kanë si qëllim kryesor sigurimin e ushqimeve dhe pijeve jo alkoolike.

Por a e dini se peshën më të madhe për këto shpenzime e zënë sigurimi i mishit dhe i nënprodukteve të tij. Sipas të dhënave që disponon Monitor nga INSTAT, 18.5% apo një e pesta e buxhetit për ushqime, shkon për mishin dhe nënproduktet.

Shpenzimet mesatare mujore për një familje për mish dhe nënprodukte llogariten 6,180 lekë. Në totalin e shpenzimeve të familjeve (jo vetëm e grupit mish dhe nënprodukte), shpenzimet mesatare të familjeve shqiptare për këtë zë llogariten 8.1% e totalit.

Shpenzimet për bulmet, qumësht, nënprodukte dhe vezë, renditen si zëri i dytë për nga pesha në totalin e buxhetit që shkon për ushqimin, ndjekur nga buka dhe drithërat, perimet, frutat, vajrat dhe yndyrat dhe në fund renditet shpenzimet për peshk.

Sipas INSTAT, nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë “mish dhe nënprodukte”, me 18,5 %, “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 16,3 %, “bukë dhe drithëra” me 14,9 % ndjekur nga “perimet” me 13,8 % , “frutat” 8,5 % ,“vajra dhe yndyrna” 8,2 % dhe 3,9 % shkon për nëngrupin “peshk”.

Më mishngrënësit në vend…

Mishi dhe nënproduktet e tij janë kryesisht të konsumuara në vendet e ftohta, ku individëve iu nevojitet më shumë energji e konsumuar nëpërmjet ushqimit për të përballuar temperaturat e ulëta. Pra nuk është aspak çudi që Dibra është qarku që mban rekordin për shpenzimet e larta të familjeve për të siguruar mish dhe nënprodukte.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në raportin vjetor rajonal, familjet dibrane shpenzuan 10.8% të buxhetit të tyre për ushqime për këto produkte.

Anketa e Buxhetit të Familjes 2018 u krye nga INSTAT përgjatë gjithë vitit, me një kampion prej 9.384 familjeve. Në përfundim të vrojtimit u intervistuan rreth 7.559 njësive ekonomike familjare të shpërndara në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Në vitin 2018, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një njësive ekonomike familjare, e përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, janë 75.935 lekë.

Vlerësimi i shpenzimeve mesatare mujore për konsum të familjeve në vitin 2018, është 3,5 % më i lartë se në vitin 2017. Totali i shpenzimeve për konsum është 58,67 miliardë lekë në muaj për 772.664 familje. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka dalë sot në terren, ndërsa ka vizituar disa shkolla të ndryshme në kryeqytet, ku k

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo vjen me një mesazh për qytetarët shqiptarë, ndërsa paralajmëron se do të ketë një tendencë në rr

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore të Laprakës, një prej 4 qendrave shëndet

Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka publikuar në faqen e saj, aplikantët të cilët janë shpallur fitues për transferim studimesh dhe progr

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, tha sot në emisionin ‘Open” se rritja e pagave të infermierëve dhe mjekëve do të bëhet

Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin për t’u angazhuar financiarisht nëpërmjet mekanizmit COVAX, për të patur vaksinën e sigurt anticovid.

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, t

Disa zona të kryeqytetit do të kenë kufizime në oraret e energjisë elektrike gjatë javës së ardhshme.

Dy ditë pas protestës përpara kryeministrisë, nga ku u kërkua riatdhesimi i më shumë se 60 grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hol

Në Qendrën Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, ku nga sot nisi aplikimi i metodës së re për sigurmin e drejtpërdrejtë të plazmës, me apa