Sakrifikoi gjithçka për dajën e sëmurë, mbesa kërkon ndihmë: S'dua ta braktis

11/10/2018 - 13:38

Një histori prekëse është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti. Protagoniste është bërë një 45-vjeçare, e cila ka sakrifikuar gjithçka për të mbajtur dajën e saj të moshuar. 74-vjeçari Pal Doda nuk ka fëmijë, është i vetëm dhe vuan nga një sëmundje e rëndë, nga parkinsoni.

Marjeta Sula, vajza e motrës të së moshuarit nga studio e emisionit apeloi për ndihmë. Ajo tregon se nuk do që ta braktisë dajën e saj, por e vetmja gjë që kërkon, është ndihma. Marjeta nga studio e emisionit pohoi se kishte sakrifikuar gjithçka, punën, familjen dhe çdo gjë tjetër. Teksa qëndron afër dajës, Marjeta kërkon një pension kujdestarie.

"Kam pasur përkrahjen e familjes, por ka pasur edhe zëra kundër. Por nuk pyet. Daja më sheh në dritë të syrit. Më sheh si diçka të shenjtë. Kam qenë mbesa e parë. Kemi shkuar shumë. Kur e mora, nuk mendova gjatë, se më dhimbsej. Por tani kam shumë vështirësi financiare, pasi u detyrova që të lija edhe punën. Po punoja në treg, shisja, por më merrte në telefon; ‘eja, eja’. Ndaj u detyrova që ta lë punën. Por unë dua një përkrahje nga shteti, të kem një kujdestari. E di që nuk përfiton kemp, të paktën kështu më kanë thënë. Daja ka vetëm pensionin, por si del ai. Unë dua që të marr kujdestarinë ligjore", tha Marjeta. 

Parkinsoni është një sëmundje e vështire, por nëse do t’i referohemi ligjit dhe kategorive që përfitojnë pension përkujdesjeje, kjo diagnozë nuk përfshihet. Apeli shkon edhe tek institucionet të cilat duhet te rishikojnë kategoritë e përfituesve të kujdestarisë. Kjo situatë me të cilët përballet sot Marjeta, është një situatë që mund te përngjaj edhe me shume raste të tjera. BalkanWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Protestës që po mbahet sot përpara Ministrisë së Arsimit, i janë bashkuar dhe studentë të verbër.

Kirurgu shqiptar në Gjermani ka zbuluar instrumentin për stentim të dyanshëm pa prerje, i cili do të përdoret dhe do i shërbejë  fushës s

Çdo prind mburret me fëmijën e tij, por kur ky i fundit bën zgjedhje të gabuara, jo detyrimisht është faji i prindit.

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar anulimin e projektit të "Unazës së Re", të cilin e kanë cilësuar p

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës.

“Nëse ne quhemi ngelësa atëherë sistemi juaj është ‘What the fu*k’”.

Gazetarja Anila Hoxha ndan dhimbjen e madhe për humbjen e mikes së saj, gazetares Sonila Mesareja, e cila u nda nga jeta sot, pasi humbi

Studentët e Universitetit të Tiranës ditën e djeshme bojkotuan mësimin duke protestuar në shenjë kundërshtie ndaj tarifave.

Një nga problemet më të mëdha që evidentohet së fundmi në shoqërinë tonë, është rritja e përdoruesve të drogave, ku më të ekspozuarit jan