Së shpejti pagesa elektronike, kategoritë që përfitojnë transport falas

Postuar: 15/07/2017 - 10:12

Zbardhet udhëzimi për transportin publik të udhëtarëve, sipas të cilit së shpejti do të aplikohen pagesa elektronike. Udhëzimi i fundit i Këshillit të Ministrave, i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton llojet e kartave e biletave elektronike, si edhe biletat në format letër me çmim të printuar. Biletimi i ri do të jetë funksional si në transportin urban, ashtu edhe në atë rrethqytetës, ndërqytetës dhe ndërkombëtar.

Blerja e një bilete në formatin elektronik do të bëhet e mundur falë kartave Smart/financiare bankare, e cila është një kartë plastike që përdor një sërë teknologjish për t’u lidhur me lexuesin përkatës ose e cila mund të funksionojë pa kontakt me këto pajisje certifikuese e kontrolluese. Këto karta do të ndahen në dy kategori: të personalizuara me të dhënat e mbajtësit dhe jo të personalizuara (pa fotografi, emër apo të dhënë tjetër personale). Disa kategori qytetarësh do të përfitojnë shërbim falas brenda qytetit. Për përdorimin e këtyre kartave të personalizuara, e drejta duhet rinovuar çdo gjashtë muaj. Për të ofruar një alternativë tjetër ndaj kartave smart, udhëzimi parashikon edhe përdorimin e biletave elektronike prej letre me shirit magnetik, të cilat do të jenë me 1 deri në 10 përdorime, sipas tarifës së udhëtimit.

Sistemi i ri i biletave të transportit publik do të ofrojnë edhe mundësinë të rinovohen apo rimbushen, ndërsa dizajni dhe modelimi për kartat smart dhe biletat elektronike prej letre do të bëhet nga Ministria e Transporteve ose nga njësitë vendore. Sa i takon përdorimit të biletave elektronike apo biletave në formë letre me çmim të parashtypur, Ministria e Transportit do t’ia lërë në dorë qeverisjes vendore nëse duan t’i aplikojnë brenda jurisduksionit të tyre.

Biletat
Njësitë e qeverisjes vendore përcaktojnë vetë nëse në shërbimin e transportit publik brenda juridiksionit të tyre, do të përdoret formati i biletave me çmim të parashtypur, ose në formatin e biletimit elektronik në përputhje me dispozitat e këtij udhëzimi.

Çmimi
Bileta tatimore me çmim të parashtypur për një udhëtim në transportin qytetës/rrethqytetës /ndërqytetës dhe transportin ndërkombëtar rrugor përmban në krye të saj të shënuar: Republika e Shqipërisë; Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Në mes shënohet lloji i biletës (qytetës/rrethqytetës/ndërqytetës dhe/ose transporti ndërkombëtar rrugor). Më poshtë shënohet çmimi (tarifa) e udhëtimit. Në fund, në cepin e djathtë, shënohet “Kodi i prodhimit” dhe “nr. serial”. Në krahun e majtë vertikalisht shënohen për efekt kontrolli përkatësisht “nr. serial” dhe “Kodi i prodhimit”. Në biletat e transportit rrethqytetës dhe ndërqytetës shënohet edhe tarifa përkatëse. Tarifat e biletave të transportit rrethqytetës të udhëtarëve miratohen me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Sistemet e biletimit elektronik duhet të kënaqin të paktën kërkesat e mëposhtme:
a) Lejimin ose të jenë të predispozuar për përdorimin e biletave të udhëtimit të llojeve të ndryshme, në përputhje me kërkesat dhe standardet e përcaktuara në këtë udhëzim, duke garantuar ndërveprimin e proceseve të emetimit, rinovimin, rimbushjen, vlefshmërinë dhe kontrollin e biletave.
b) Lejimin, nëpërmjet suportit përkatës, rinovimin, rimbushjen, vlefshmërinë dhe kontrollin e biletave të transportit qytetës, rrethqytetës, ndërqytetës, ndërkombëtar edhe për shërbime të integruara, të përdorshme për shërbime të ndryshme lëvizshmërie, duke përfshirë ato automobilistike, hekurudhore, shërbimeve të lëvizshmërisë kolektive etj.;
c) Parashikimin, duke përdorur zgjidhje teknike dhe organizative, në përputhje me nisjen e çdo udhëtimi ose transferimin, detyrimin e vlefshmërisë së biletës përkatëse, edhe në mënyrë automatike, nëpërmjet aparaturave tokësore dhe të vendosura në bordin e autobusit.
d) Lejimin, nëpërmjet pajisjeve portabël të përshtatura/përdorshme për komunikimin të rimbushjes së ardhshme të biletave, nëpërmjet transmetimit të të dhënave, si dhe vlefshmërinë dhe kontrollin e tyre.
e) Lejimin e identifikimit të njëjtë të biletave të ndryshme, me anë të pajisjeve portabël ose me sistemet back-office të ndërmarrjes/shoqërisë së transportit.

Bileta me çmim të reduktuar ose falas:
1.Invalidët e punës
2. Të verbrit
3. Jetimët
4. Invalidët paraplegjik dhe tetraplegjik
5. Studentët

/Gazeta Shqiptare/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Paraditën e sotme, një krim i rëndë brenda në familje ka ndodhur në fshatin Karpen të Kavajës, ku burri ka vrarë gruan e tij.

   Qeveria Rama ka miratuar këtë të mërkurë dëmshpërblimin e rradhës për ish të dënuarit politikë të listës “A” (ku përfshihen persona të

Pranë gjirit të vogël të Currilave në afërsi të ish-repartit ushtarak, subjekte të paidentifikuar po mbushin tokën me dhera që shkarkohen

Për 100 të rinj me aftësi të kufizuara në Durrës, të moshës 19-34 vjeç, së shpejti nis projekti “Aftësia e kufizuar nuk është paaftës

Ai është 41 vjeç dhe është në momentet më të vështira të jetës së tij.

   I ftohti i kësaj fillim jave në Durrës u ka kujtuar të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të vogëlushëve, se i ftohti ka mbërritu

   Nazire, është një vajzë 19-vjeçare nga Kavaja e cila studion për juridik në Universitetin e Durrësit.

Qeveria Shqiptare ka vendosur të japë më shumë para për të varfrit e Durrësit në vitin 2018.

Rrugët në brendësi të lagjes 14 në  Shkozet, në qytetin e Durrësit, përbëjnë një shqetësim tepër të madh për banorët e kësaj zone, sidomo

   “Implementimi i procesit të sterilizimit dhe instrumenteve të rinj kirurgjikalë në spitalet tona, ka sjellë që sot në 5 spitalet u