21/11/2020 - 09:35
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka uruar përmes një postimi në Facebook shefen e Spitalit infektiv, Najada Çomo në ditën e saj të lindjes
Manastirliu thotë se Çomo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës.
“Sot profesoreshë Najada Çomo ka ditëlindjen. Sot, ashtu si në çdo ditë të vitit, ajo meriton përqafimet e të gjithëve ne, për përkushtimin dhe sakrificën e pashembullt, në shërbim të jetës. Edhe 100 Prof. Najada!”, shkruan ministrja krahas fotove.
/portali DurresLajm/
