Shërbim shëndetësor 24/7 për banorët e zonave të prekura nga tërmeti

03/06/2019 - 14:43

“Shërbimi shëndetësor po ofrohet 24/7 për banorët e zonave të prekura nga tërmeti”. Deklarata u bë nga ministrja Manastirliu në mbledhjen që u zhvillua në Prefekturën e Korçës, nën drejtimin e prefektit Dhori Spirollari, ku marrin pjesë Kryetari i Bashkisë, deputetë të qarkut të Korçës, përfaqësues të shtabit të emergjencës, drejtues të strukturave vendore të shëndetësisë të angazhuar për t’u ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti.

“Shëndetësia është e organizuar për të ofruar shërbime 24/7 në Plloq ku përveç çadrës me shërbim shëndetësor, kemi hapur një pikë të posaçme në ambientet e shkollës, ku aktualisht po ofrohet shërbimi shëndetësor. Gjithashtu kemi vendosur 2 autoambulanca në dispozicion, për çdo emergjencë që mund të ketë”, tha Manastirliu. 

Ministrja e Shëndetësisë tha se janë marrë të gjitha masat në spital, me mjekët në gatishmëri 24/7 për çdo emergjencë të mundshme. 

“Janë 37 konsultat e kryera dhe shërbimet e ofruara nga ekipi i shëndetësisë. Kemi vendosur mjekë dhe infermierë me turne. Mjekët e spitalit të Korçës janë vendosur në gatishmëri 24 orë. Edhe në Qafëzez shërbimi shëndetësor është i ofruar nga mjekët e spitalit të Kolonjës me 1 mjekë dhe 2 infermierë”, u shpreh ministrja.

Gjatë takimit të zhvilluar në Prefekturë u diskutua edhe për shërbimin psikosocial për banorët që kanë nevojë.  

“Jemi duke vlerësuar të gjitha familjet për të vlerësuar të gjitha mundësitë që nënat bashkë me fëmijët të mund të akomodohen në mjedise që do t’i garantojmë nëpërmjet bashkisë apo qendra sociale. Kurse të moshuarit me probleme shëndetësore do të marrin shërbimin në spitale në rastet kur ata kanë nevojë”, tha ministrja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë për “Maturën Shtetërore 2019”.

Franca është një ndër vendet e para në Europë kur vjen puna për të kërkuar azil nga shqiptarët.

E ndërsa vit pas viti numri i bebeve që vijnë në jetë po bie me shpejtësi, në 2018-ën numri i aborteve (ndërprerje e shtatzënisë) ka shën

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim elektoral në Finiq, ku prezenca e një flamuri grek në miting shkaktoi debat në r

Shqiptarët shpenzojnë më shumë për ushqime dhe arsim, europianët për banesë dhe argëtim.

Niveli i lartë i edukimit dhe kërkimit shkencor e ndihmon një shtet të orientohet me lehtë drejt zhvillimit ekonomik dhe shfrytëzimit me

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Kukësi deklaroi se do të nisë rehabilitimi i gjashtë qendrave shën

Psikologët dhe sociologët në Durrës ngrenë alarmin e rritjes së adoleshentëve jo vetëm të dhunshëm, por edhe me precedentë të theksuar kr

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 është rrëfyer nëna e tre fëmijëve, e cila aktualisht thotë se i rrezikohet jeta.

Jo vetëm fëmijët e lindur në Shqipëri, por edhe fëmijët e qytetarëve shqiptarë që lindin jashtë vendit dhe regjistrohen në vendin tonë, e