Numri i personave, të cilët janë shëruar nga koronavirusi ka shkuar në 76.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook bëri të ditur se orët e fundit janë shëruar edhe 9 pacientë të tjerë.

Ndërkohë nga radhët e bluzave të bardha, ministrja Manastirliu njoftoi se janë shëruar edhe 5 mjekë dhe infermierë duke e çuar 13 numrin e stafit mjekësor të shëruar nga COVID-19.

Deri tani janë testuar 1823 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 259 raste, ndërsa 15 kanë humbur jetën.