Sipas INSTAT në vitin 2018, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 14.162 banorë, duke shënuar rritje me 9,7 %, krahasuar me 2017. Në raportin e publikuar bëhet e ditur se nga këta të huaj 9.203 janë meshkuj ndërsa 4.959 janë femra.

Për  vitin 2018, arsyet kryesore të lejeve të qëndrimit janë arsyet për punësim dhe bashkim familjar, të cilat së bashku zënë 72,4 % të arsyeve të huajve rezidentë gjithsej.

Për sa u përket emigrantëve të paligjshëm sipas INSTAT janë evidentuar 6.893 të huaj të parregullt, ku pjesën më të madhe të tyre, 44,8 % e zënë të huajt me origjinë nga Siria. Ndërsa azil në  gjatë 2018 në vendin tonë janë bërë 4.386 kërkues ku pjesën më të madhe të tyre, 49,0 % e zënë të huajt me origjinë nga Siria.  

Shtetësi shqiptarë në 2018 kanë fituar 345 persona duke pësuar rritje me 9,2 %, krahasuar me vitin 2017. Nga ana tjetër  personat të cilët kanë humbur shtetësinë shqiptare gjatë vitit 2018, janë 640, duke pësuar rënie me 1,7 %, krahasuar me vitin 2017.