Shkolla “Pavarësia” në Durrës, gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor 2020-2021 nën kushtet anti-Covid (VIDEO)

04/07/2020 - 15:29

Shkolla jopublike 9 dhe 12-vjeçare “Pavarësia” në Durrës, është gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor 2020-2021, nën kushtet e rrepta anti-Covid!

Numri i limituar në klasa me 12 nxënës maksimumi; hapësira të bollshme, ambiente komode e moderne; zgjerimi i kornizës kurrikulare; Nxënia cilësore dhe gjithëpërfshirëse, përgatitja dhe zhvillimi profesional bashkëkohor i mësuesve dhe i drejtuesve; Risi në futjen e lëndës së gjermanishtes dhe përmirësimit të sistemit kompjuterik; Sigurimi i cilësisë bazuar në standarde bashkëkohore mësimdhënieje etj., janë kryefjala e përgatitjes dhe menaxhimit të këtij sezoni të ri shkollor që pritet të nisë në muajin shtator.

Ermira Sanxhaku, nëndrejtoresha e shkollës “Pavarësia”, deklaron se është ngritur grupi i kurrikulës së shkollës, i mbikëqyrur nga mësuesi i Biologjisë dhe mjekja e lagjes, të cilët do të merren çdo ditë me mbarëvajtjen e kushteve higjieno-sanitare për të garantuar sigurinë e nxënësve dhe të stafit.

“Shkolla jonë zotohet të zbatojë kushtin kryesor për numrin e reduktuar të nxënësve në klasa, edhe nëse numri i nxënësve të rinj do të tejkalojë kapacitetet e klasave aktuale për nga 12 fëmijë në klasë, do të hapen ambiente të reja klasash.

Në punën tonë do të orientohemi te bashkëpunimi prind-nxënës, ku shkolla do të ndikojë pozitivisht për të siguruar një atmosferë dhe klimë favorizuese për nxënësit”, shprehet Sanxhaku.

Frrok Lleshi, drejtori i shkollës “Pavarësia”, thotë se gjatë zgjerimit të kurrikulës, ndër risitë e këtij viti do të jetë futja e lëndës së gjuhës së huaj Gjermanisht, krahas Anglishtes; po ashtu edhe të përmirësimit të sistemit kompjuterik karshi kushteve prej pandemisë së Covid-19.

 “Kemi krijuar një kurrikulë shkollore, me drejtim orientues, që nxënësi ta gjejë veten aty ku është më mirë. Jemi bazuar më shumë në drejtimin shkencor, pra te Matematika, Fizika, Biologjia dhe Kimia. Një tregues ndër vite ka dëshmuar që shumë nga nxënësit tanë kanë vazhduar studimet për Mjekësi, Financë e Ekonomi. Por kemi pasur edhe grupime nxënësish që janë orientuar drejt Arsimit Profesional”, thotë Lleshi.

Për drejtorin e shkollës, vizioni i qartë që ata kanë si institucion arsimor, është vështrimi drejt të ardhmes.

Koha ndryshon vazhdimisht, ndaj dhe metodat, objektivat e qëllimi i shkollës duhet të ndryshojnë. Edhe nxënësi edhe prindi do të mendojnë gjithmonë hapin e kohës. Pra gjithmonë do të jemi të orientuar. Një orientim i tillë do të thotë që nuk ka kohë për të qëndruar asnjë nxënës, pra të gjithë duhet të vrapojnë drejt dijes dhe shkencës si orientim, por edhe si detyrë parësore për të ardhmen e tyre”, shprehet Frrok Lleshi.   

Të gjitha këto parametra e bëjnë këtë shkollë të pëlqyeshme nga nxënësit ku gjejnë kënaqësi dhe frymëzim, e sigurisht zgjerojnë rrugët e dijes.

Ndërkohë me përfundimin e procesit të maturës shtetërore, që prej datës 20 qershor kanë filluar menjëherë regjistrimet për vitin e ri shkollor 2020-2021, të cilat do të zgjasin deri në javën e parë të shtatorit 2020.

**Shkolla jopublike “Pavarësia”, një shkollë moderne me drejtim anglo-sankson, me staf pedagogjik të përkushtuar, i ka dhënë përparësi procesit mësimor dhe atij edukativ që të nxjerrë nxënës me mendje të hapur, qytetarë europianë.

Kjo shkollë ka nxjerrë nxënës që i kanë sjellë shumë trofe. Të gjitha këto kanë bërë që “Pavarësia” të krijojë një profil të admirueshëm në rrethin e Durrësit e më tej, gjë që tregon numrin gjithmonë në rritje të nxënësve që në vitin 2007, kur mori jetë dhe rezulatet e tyre të kënaqshme.

Në këtë shkollë nxënësit gjejnë hapësira të plota konform kërkesave të kohës për një insitucion arsimor bashkëkohor, ku nuk mungojnë kabinetet, laboratorët, biblioteka, palestra dhe këndet sportive të futbollit, volejbollit, basketbollit. Investimi në të gjithë konstruksionin e godinës siguron mjedis të pastër plot dritë dhe gjelbërim. Këtij mjedisi nuk i mungon ngrohja në periudhën e ftohtë të dimrit, e cila nuk bëhet pengesë, por shton dhe zhdërvjelltëson veprimet e nxënësve.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe studime nga institucione të tjera e kanë vërtetuar se Shqipëria ka nivelin më të ulë

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video mesazh të mjekes Najada Çomo.

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim prekës për nënën e tij Aneta, e cila u nda nga jeta një ditë më parë.

Banorët e pallatit 1035, në lagjen nr. 9 të qytetit të Durrësit, janë njoftuar për lirimin e banesave, pasi pallati i tyre do të shembet.

Urdhri i Stomatologut ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, e cila ka qenë me profesion mjeke stomatologe.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me epidemiologët e Tiranës, një prej vatrave kryesore n

Shqipëria tashmë ka 12 rektorët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 korrikut, që do të drejtojnë Rektoratet e Universiteteve Publike.

Është ndarë nga jeta doktoresha e QSUT-së Albana Çela.

Besimtarët myslimanë festojnë ditën e sotme festën e Kurban Bajramit, por për herë të dytë si në Fitër Bajram, në kushtet e masave anti-c

Kjo ditë është e shënuar për të gjithë besimtarët myslimanë, pasi festojnë Kurban Bajramin.