Shqipëria tashmë ka 12 rektorët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 korrikut, që do të drejtojnë Rektoratet e Universiteteve Publike.

Prof. Artan Hoxha është zyrtarisht rektori i Universitetit të Tiranës. Pas karrierës së tij si dekan te Fakulteti Juridik, tashmë ai do të drejtojë Universitetin më të rëndësishëm në Shqipëri.

Arben Gjata është konfirmuar tek Universiteti i Mjekësisë kurse rektori i Universitetit Bujqësor do të jetë Fatbardh Sallaku. Ndërkohë tek Universiteti Politeknik rektor do të jetë Andrea Maliqari, ndërsa tek UAMD është rikonfirmuar Kseanela Sotirofski.

Emrat e rektorëve për universitetet e tjera vijojnë si më poshtë:

LISTA E FITUESVE PËR REKTOR

  1. Andrea Maliqari- Universiteti Politeknik i Tiranës
  2. Kseanela Sotirofski- Universiteti ”Aleksandër Moisiu” i Durrësit
  3. Dhimitër Bello- Universiteti Fan S. Noli Korçë
  4. Arben Gjata- Universiteti i Mjekësisë
  5. Artan Hoxha- Universiteti i Tiranës
  6. Suzana Golemi- Universiteti “’Luigj Gurakuqi’’ Shkodër
  7. Bektash Mema- Universiteti ‘’Eqrem Çabej’’ Gjirokastër
  8. Roland Zisi- Universiteti ‘’Isamil Qemali’’ Vlorë
  9. Kastriot Çaushi-  Universiteti i Arteve
  10. Agron Kasa-  Universiteti i Sporteve
  11. Fatbardh Sallaku- Universiteti Bujqësor në Tiranë
  12. Skënder Topi – Universiteti ”Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit