Shpërndarja e teksteve, MAS: Nis me 25 gusht

Postuar: 11/08/2017 - 21:32

Edhe pse me pushime, prindërit që kanë fëmijët në shkollë po mendojnë shpenzimet që i presin në fillim të shtatorit. Por shpenzimet e para ata duhet t’i bëjnë me librat pasi shpërndarja e tyre nis më 25 gusht. Ministria e Arsimit së bashku me shtëpitë botuese po merr masat që këtë vit të mos ketë vonesa në tekste dhe problem me pullat certifikuese të librave por edhe të shmangin radhët tradicionale të prindërve në librari.

“Më 25 gusht fillon shpërndarja dhe shitja e teksteve shkollore. Kjo shpërndarje do të realizohet pranë njësive tregtare që ndodhen pranë mjediseve të institucioneve arsimore, por edhe në ambientet e shkollave kur drejtori i shkollës dhe botuesi bien dakord për shfrytëzimin e ambienteve të shkollës për shitjen dhe shpërndarjen e teksteve shkollore. Ne po ndërtojmë një skeme të re të shpërndarjes së teksteve shkollore, për të lehtësuar edhe më shumë marrjen e teksteve nga prindërit dhe fëmijët e tyre”- deklaroi Zamira Gjini, drejtoresha e arsimit parauniversitar.

Vonesa në tenderin e dëftesave, pullave me hologramë dhe regjistrave sipas drejtoreshës së arsimit parauniversitar Zamira Gjini nuk është problem pasi nga java që vjen shtëpitë botuese do marrin pjesën e mbetur të pullave për të vijuar normalisht procesin.

“Në komunikim me botuesit pjesa më e madhe e teksteve janë kompletuar edhe me pullën me hologram. Bile botuesit kanë raportuar se tekstet e arsimit parauniversitar janë mbyllur, I është vendosur pulla me hologramë, janë paketuar dhe ka filluar shpërndarja në qytete e Shqipërisë. Mbetet vetëm qyteti i Tiranës dhe tekstet për shkollat e mesme. Në javën e ardhshme do të ndodhi edhe shpërndarja e pjesës tjetër të pullave me hologramë për ato tekste që nuk janë pajisur me këtë kriter sigurie”- theksoi Zamira Gjini, drejtoresha e arsimit parauniversitar.

Nga Ministria e Arsimit japin garanci se këtë vit nuk ka mungesë të teksteve shkollore në librari dhe po shihet mundësia e lehtësimit të këtij procesi ku prindërit ti marrin të paketuar librat për çdo viti shkollor. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Fillimi i stinës së ftohtë të dimrit me temperaturat e ulëta, ka shfaqur edhe format e një gripi agresiv kryesisht tek fëmijët e moshave

1 mijë vogëlushët e shkollës 9-vjeçare "Marie Kaçulini" në Durrës ende vazhdojnë të torturohen duke e zhvilluar mësimin në shkollat e mes

   Edmira prej 4 vitesh vuan dënimin në burgun e grave 325 në “Ali Demi”.

   Në kuadër të luftës kundër informalitetit, inspektorët e tatimeve gjobitën një sërë biznesesh, mes të cilëve një fast food në rrugën “

Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në sektorin e bujqësisë kanë dhënë efektet e para në tregun e përditshëm të fruta-perimeve në Durrës.

Romët dhe egjiptianët janë dy komunitetet më vulnerabël jo vetëm në Durrës, por në të gjithë vendin, komunitete të cilat përballen me ana

   Më shumë se 60 minuta, dhjetra automjete të enjten pasdite janë bllokuar në parkingun nëntokësor pranë sheshit “Nënë Tereza” në Tiranë

Turizmi i peshkimit ka marrë vëmendje gjithnjë e më shumë në rritje vitet e fundit, jo vetëm në zonën e Mesdheut por edhe në qytetin e Du

Blerta Gjoni është nëna e një vogëlusheje 11-vjeçare e cila vuan nga sindroma dawn.