Shqipëria me numrin më të lartë të të burgosurve në rajon

19/09/2018 - 07:59

Për vitin 2018 Shqipëria ka numrin më të lartë të të burgosurve për 100 mijë banorë. Sipas të dhënave të mbledhura nga Organizata Prison Studies dhe të publikuara në World Prison Brief, për 100 mijë banorë numri i të burgosurve në Shqipëri ishte 193. Krahasuar me vendet e rajoni ky është numri më i lartë.

Në vendet e Ballkanit Perëndimor pas Shqipërisë, për numër të lartë të burgosurish, renditet Mali i Zi me 174 të burgosur për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Serbia me 174 të burgosur për 100 mijë banorë, Maqedonia me 134 të burgosur për 100 mijë banorë.

Numrin më të ulët të të burgosurve në Ballkanin Perëndimor e ka Kosova dhe Bosnje Hercegovina me përkatësisht 106 dhe 73 të burgosur për 100 mijë banorë.

Për sa i përket kontinetit europian, vendet e lindjes dhe kryesisht ato që kanë dalë nga regjimet komuniste kanë numër më të lartë të burgosurish për 100 mijë banorë. Në vend të parë në Europë qëndron Rusia, ku sipas të dhënave për vitin 2018, numri i të burgosurve ishte 400 për çdo 100 mijë banorë. Numër të lartë të burgosurish kanë edhe vendet e balltike dhe Bjellorusia, ku numri i të burgosurve i kalon 200 për çdo 100 mijë banorë.

Edhe Turqia renditet ndër vendet me numër të lartë të burgosurish, ku për çdo 100 mijë banorë në 2018-n llogariten rreth 287 të burgosur. Pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi, numri i të burgosurve atje është rritur ndjeshëm.

Numrin më të lartë të të burgosurve në të gjithë botën për vitin 2018 e kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku sipas të dhënave të publikuara për 100 mijë banorë kishte 655. Edhe vendet e Amerikës Latine kanë një numër të lartë të burgosurish, ndërsa numrin më të lartë e ka Brazili me 323 të burgosur për 100 mijë banorë.

Në Azi, numrin më të lartë të të burgusorve për 100 mijë banorë e ka Tajlanda, ku sipas të dhënave në 2018-n kishte rreth 520 të burgosur për 100 mijë banorë./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“103 mjekë familje kanë aplikuar për t’u punësuar në sistemin shëndetësor parësor dhe pritet të punësohen në qendrat shëndetësore dhe

Popullsia e vendit shënoi rënie për të tretin vit radhazi më 2018 kryesisht prej emigracionit të lartë dhe rënies së numrit të lindjeve.

Në seancën e ndërmjetësimit në rubrikën “Shihemi në Gjyq” këtë të diel ishin dy vëllezërit Xhevati dhe Ibrahimi.

Ministria e Shëndetësisë informon se në total janë 15 persona të plagosur nga protesta e opozitës përpara godinës së Kryeministrisë.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion për të lënduarit e protestës së opozitës së bashkuar.

Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë publikoi sot sondazhin e vitit 2018, sipas të cilit papunësia është shqetësimi kryesor i qytetarëv

Nuk do të ketë më reklama të barnave që jepen me recetë mjeku.

Historia një gruaje të dhunuar nga Kosova është trajtuar sot në studion e emisionit “Me zemer të hapur” të drejtuar nga Evis Ahmeti në Ne

Hap dyert urgjenca e re e shërbimit infektiv, me kushte të përmirësuara dhe me një standard të ri shërbimi për qytetarët.