Shqiptarët e Anglisë bëhen bashkë, japin 45 mijë paund për të prekurit nga tërmeti

09/12/2019 - 07:35

Shqiptarët nga e mbarë bota vazhdojnë që të japin kontribute të çmuara për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

Shqiptarët nga Anglia kanë dhuruar plot 45 mijë paund në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”.

Kontribuesit kryesorë të kësaj shume janë Enxhi Hoxha, studente shqiptare në Britani, babai i saj Niman Hoxha, tre biznesmenë të thjeshtë dhe plot 270 donatorë të tjerë shqiptarë.

Nëna e Enxhi Hoxhës mori live në telefon në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët” dhe tha se janë mbledhur deri tani 45 mijë paund, kurse kontributi vazhdon.

“Jam nëna e vajzës. Unë ju përshëndes për kontributin tuaj ndaj shqiptarëve të prekur nga tërmeti. Siç e thotë vajza, ne jemi të tre donatorë, e me ndihmën e disa biznesmenëve shqiptarë kemi mbledhur këtë kontribut të çmuar. Janë aktualisht 45 mijë paund, kurse janë duke u mbledhur edhe para në vazhdim. Duke parë se njerëzit e kanë humbur besimin tek politika, dëgjuesit e radios që kemi ne në Angli kanë vendosur të kontribuojnë tek ju. Vajza ime me shpirt ka bashkëpunuar me të gjithë shqiptarët që jetojnë këtu në Angli. Ne jemi me origjinë jemi tropojan”, tha nëna e studentes Enxhi Hoxha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore të Laprakës, një prej 4 qendrave shëndet

Universiteti “Aleksandër Moisiu” ka publikuar në faqen e saj, aplikantët të cilët janë shpallur fitues për transferim studimesh dhe progr

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, tha sot në emisionin ‘Open” se rritja e pagave të infermierëve dhe mjekëve do të bëhet

Qeveria Shqiptare ka marrë vendimin për t’u angazhuar financiarisht nëpërmjet mekanizmit COVAX, për të patur vaksinën e sigurt anticovid.

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, t

Disa zona të kryeqytetit do të kenë kufizime në oraret e energjisë elektrike gjatë javës së ardhshme.

Dy ditë pas protestës përpara kryeministrisë, nga ku u kërkua riatdhesimi i më shumë se 60 grave dhe fëmijëve shqiptarë nga kampi Al Hol

Në Qendrën Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, ku nga sot nisi aplikimi i metodës së re për sigurmin e drejtpërdrejtë të plazmës, me apa

Gjithnjë e më shumë nëpër botë, po vërtetohet se Covid-19 ka "aktivizuar" dhe shumë sindroma të tjera të cilat ndeshen shumë rrallë te pa

Pedagogu i Komunikimit Artan Fuga, me anë të një statusi në “Facebook” ka shkruar në liidhje me largimin nga posti i ministres së Arsimit