Elvisi u rikthye me miq tek familja Buzi. “Sot nuk ka më lot, kemi ardhur me miq, zotëria është shqiptar nga Kosova, jeton në Gjermani, ky është djali i tij. Ne po bashkohemi të gjithë bashkë.

“Falë Elvisit dhe emisionit, ne jemi të gjithë shqiptarë. Sot largoheni nga këtu. Situata është shumë e keqe. Nga sot hidhi të gjitha, tani do shkojmë ta shikojmë banesën e re”,- tha Avdi Tafilaj.

 

Tashmë familja Buzi pa për herë të parë shtëpinë e re. Emocionet janë të forta pas ferrit që kanë përjetuar për 17 vjet me rradhë. Banesa është e madhe dhe e ngrohtë, fëmijët tashmë kanë dhomën e tyre.

“Ka ndodhur një gjë e mrekullueshme që shqiptari ynë nga Kosova ka çdo punë dhe erdhi këtu për ta inauguruar këtë shtëpi bashkë me ne. Duam që ky model të vazhdojë gjithmonë” tha Elvisi.