Shqiptarët, të parët në Ballkan për fasule

10/02/2020 - 21:42

Bishtajoret kanë qenë prej vitesh pjesë e dietës ushqimore në mbarë botën për mijëra vite, duke shërbyer si burim proteinash. Pjesë e bishtajoreve janë bizelet, llojet e ndryshme të fasuleve, qiqra dhe thjerrëza. Bishtajoret shërbejnë si një burim i rëndësishëm i proteinave dhe të tjera vlerave ushqyese, të cilat mund të zëvendësojnë produktet e mishit apo të bulmetit. Gjithashtu kultivimi i tyre redukton përdorimin e plehrave kimike dhe bën pasurimin e tokës. 10 shkurti është vendosur si dita ndërkombëtare e bishtajoreve.

Në Shqipëri prodhimi i tyre në vitin 2018 arriti në 24.5 mijë tonë, duke u rritur me 15% në krahasim me një vit më parë, pas tre vitesh që shënoi rënie të njëpasnjëshme, referuar të dhënave të Eurostat. Për nga sasia e prodhimit, Shqipëria prodhon sa dyfishi i vendeve të rajonit si Serbia apo Maqedonia. Prej vitit 2010 prodhimi më i lartë u arrit në vitin 2014 me 30 mijë tonë, ndërsa prej atëherë ka shënuar rënie.

Prodhimi i bishtajoreve në Serbi ishte 12.9 mijë tonë në vitin 2018, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 12.4 mijë tonë, Bosnje dhe Hercegovina me 11.8 mijë tonë dhe Kosova me 6.1 mijë tonë.

Prodhuesi më i madh i tyre ndër vendet e Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate për t’u anëtarësuar është Turqia, ku në 2018-n arriti një prodhim prej 1.2 milionë tonë.

Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se prodhimi i përgjithshëm i bishtajoreve në BE ishte 4.1 milionë tonë në vitin 2018. Ndërsa sipërfaqja e përgjithshme kushtuar kultivimit të bishtajoreve në BE ishte 2.1 milionë hektarë.

Shtetet Anëtare të BE-së me prodhimin më të madh të bishtajoreve në 2018 ishin Franca (840 mijë tonë), Spanja (690 mijë tonë), Polonia (460 mijë tonë), Gjermania (400 mijë tonë) dhe Lituania (380 mijë tonë). Këto pesë vende së bashku përbënin 67% të prodhimit të përgjithshëm të BE-së në vitin 2018. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit P

Hapet gara për mësuesit që duan të vihen në listë pritjeje për t’u punësuar në vitin e ardhshëm shkollor.

Numri i lindjeve dhe shtesa natyrore e popullsisë shënuan rënie në vitin 2019 në Shqipëri krahasuar me një vit më parë.

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit po ndihen ende në ekonominë durrsake.

Studentët e Universitetit të Mjekësisë do të kryejnë praktikat mjekësore në laboratorin e ri të biosimulimit klinik pranë Fakultetit të M

Indeksi i shëndetit 2019: nën mesataren botërore; më dobët kapacitet në spitale dhe qendra shëndetësore…

Prania e qenve të rrugës në ambiente publike në Durrës shoqërohet nga reagime të ndryshme nga qytetarët.

Barra e kequshqyerjes ndër vite po ndihet në mesin e shqiptarëve, teksa një studim i fundit nënvizon se Shqipëria ka ende shumë punë për

Një nxënëse e shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier, ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan ngacmimin seksual nga ana e p

Kur kanë kaluar rreth 2 muaj e gjysëm nga tërmeti i frikshëm i 26 nëntorit, një histori e dhimbshme ka mbërritur në redaksinë e D