Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

"Si do jetoj unë pa ty o ëngjëlli im?!", djali i kreut të NJA Sukth dedikim prekës për vëllain që humbi jetën në aksident

28/02/2021 - 14:20

Mateo Osmani, djali i kreut të Njësisë Administrative Sukth, Rrapo Osmani i ka dedikuar një postim prekës vëllait të tij, Flavios, i cili mbeti viktimë e aksidentit të ndodhur mbrëmjen e të shtunës.

16-vjeçari humbi jetën disa orë pasi u dërgua në spital duke shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët e tij.

"Si do rroj unë pa ty o ëngjëlli im?!!! O vëllai im i shtrenjtë, o nevriku im i vogël, pse i le 3 vëllezërit e tu vetëm, pseeee? Do jesh gjithmonë në zemrën time", shkruan ai krahas fotos së të ndjerit.

I mituri 16-vjeçar që po drejtonte makinën tip “Renault” u përplas me një mjet tip “Benz”, drejtuesi i së cilës shtetasi Gj. B., 54 vjeç, banues në Durrës u arrestua nga policia për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur edhe tre pasagjerë që po udhëtonin me Osmanin, shtetasit E. B., 18 vjeç, B. M., 16 vjeç, dhe Z. B., 15 vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe njëri prej tyre në koma.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë më parë, River Cleanup Albania ka zhvilluar aksionin e 13-të përgjatë lumit të Tërkuzës, si degë kryesore e lumit Ishëm, i konsi

Grup-moshat më të vjetra të popullsisë janë më pak të ekspozuara ndaj fenomenit të papunësisë, në krahasim me ato më të reja.

Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta në të gjithë Europën, teksa me afrimin e verës, vendet po përpiqen që të çlirojnë sa më shumë ekono

Shqipëria renditet e 106-a në botë për humbjet e jetëve njerëzore për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit midis 1999 dhe 2019, pa ndrysh

Interneti, ndër të tjera, është burim i madh informacioni për shëndetin. Sipas të dhënave të Eurostat, 33% e shqiptarëve të moshës 16-74

Në Shqipëri, 53% e qeverisë përbëhet nga ministre gra, duke u renditur ndër 10 vendet e para në botë, ku femrat kanë pushtet më të madh p

Nga viti 2010 në vitin 2019, numri i hoteleve, bareve dhe restoranteve në të gjithë vendin është rritur me 17%.

Vaksimi po ecën me shpejtësi pothuajse në të gjithë botën dhe po shihet si mjeti më i mirë për të kufizuar përhapjen e Covid-19 dhe për t

Një familje në nevojë e komunitetit egjiptian në Durrës është bërë me shtëpi të re pasi të mëparshmen e rrënoi tërmeti i 26 nëntorit të 2

Pandemia i përkeqësoi treguesit e zhvillimit njerëzor kudo në botë, por në Shqipëri, ashpërsia e dëmit po vjen më e fortë.