Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Sipas metodës së Eurostat inflacioni i janarit 0.6%, rriten çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve shëndetësore

24/02/2021 - 10:11

Në muajin janar 2021 inflacioni i matur sipas metodës së Eurostat shënoi 0.6% ose 0.2 për qind, më i lartë se matjet kombëtarë nga INSTAT.

Sipas Eurostat, rritja më e madhe e çmimeve prej 2,1 % vërehet në grupin “Pije alkoolike dhe duhan”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 1,6 %, “Shëndeti” 1,5 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 1,2 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,0 %, “Komunikimi” me 0,7 %, “Transporti” me 0,6 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0,4 % dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3 %.

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” u ulën me 0,6 %, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,4 % dhe “Shërbimi arsimor” 0,1 %. Në muajin Janar 2021, ndryshimi mujor i matur nga IHÇK është 1,5 %.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,5 %, pasuar nga grupet “Shëndeti” me 1,5 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 0,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7 %, “Argëtim dhe kulturë” me 0,6 %, ndërkohë “Veshje dhe këpucë”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Transporti”, “Hotele, kafene dhe restorante” si dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u rritën me 0,1 % secili.

Në vitin 2017, për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasim sa më të mirë me vendet e tjera të inflacionit, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.

Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.

Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.

Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit).

Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm.

Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%).

Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. IÇK-ja përmban 332 zëra; IHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës).

IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); IHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) janë Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve (HFMCE)”. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë më parë, River Cleanup Albania ka zhvilluar aksionin e 13-të përgjatë lumit të Tërkuzës, si degë kryesore e lumit Ishëm, i konsi

Grup-moshat më të vjetra të popullsisë janë më pak të ekspozuara ndaj fenomenit të papunësisë, në krahasim me ato më të reja.

Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta në të gjithë Europën, teksa me afrimin e verës, vendet po përpiqen që të çlirojnë sa më shumë ekono

Shqipëria renditet e 106-a në botë për humbjet e jetëve njerëzore për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit midis 1999 dhe 2019, pa ndrysh

Interneti, ndër të tjera, është burim i madh informacioni për shëndetin. Sipas të dhënave të Eurostat, 33% e shqiptarëve të moshës 16-74

Në Shqipëri, 53% e qeverisë përbëhet nga ministre gra, duke u renditur ndër 10 vendet e para në botë, ku femrat kanë pushtet më të madh p

Nga viti 2010 në vitin 2019, numri i hoteleve, bareve dhe restoranteve në të gjithë vendin është rritur me 17%.

Vaksimi po ecën me shpejtësi pothuajse në të gjithë botën dhe po shihet si mjeti më i mirë për të kufizuar përhapjen e Covid-19 dhe për t

Një familje në nevojë e komunitetit egjiptian në Durrës është bërë me shtëpi të re pasi të mëparshmen e rrënoi tërmeti i 26 nëntorit të 2

Pandemia i përkeqësoi treguesit e zhvillimit njerëzor kudo në botë, por në Shqipëri, ashpërsia e dëmit po vjen më e fortë.