Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Situatë dramatike në Durrës për aksesin nëpër qendrat e votimit të personave me aftësi të kufizuar, shumë prej tyre u privuan nga e drejta e votës

30/04/2021 - 18:25

Nga Adivije  Hoxha*

Zgjedhjet  parlamentare,  25 Prillit  2021, u  mbyllën.

Gjatë  kësaj  kohe, në kuadër të projektit  “Vota  e  Personave  me  Aftësi  të Kufizuara , Vlen”, Fondacioni  “Së Bashku”  në  bashkëpunim  me  Shoqatën  e Para&Tetraplegjikëve  të  Shqipërisë, dega  Qarku-Durrës  dhe  vullnetarë-aktivistë  të  aftësisë  së  kufizuar, organizoi  trajnime  për  njohjen  e  legjislacionit,(Kodi  Zgjedhor  në  Republikën e  Shqipërisë) për t’u angazhuar më pas, 15 persona,  si vëzhgues-monitorues nëpër qendrat e votimit. Gjithashtu, u  organizuan  një  sërë takimesh  me kandidatë  dhe  subjekte  të  ndryshme  politike, në  të  cilët,  personat  me aftësi  të  kufizuar,  pjesmarrës,  sollën  në  vëmendjen  e tyre  dhe  ngritën  shqetësimet  e shumta  me të  cilat  përballen  në  përditshmërinë  e tyre,  ku vend  kryesor  zunë  pengesat  e shumta  dhe  aksesi i munguar  për  kategori  të  ndryshme  të  aftësisë  së  kufizuar,  për  të  zgjedhur dhe për  t’u  zgjedhur,  rrjedhojë  kjo  e  papërgjegjshmërisë  së  institucioneve  për  zbatimin  e  kuadrit  ligjor  për  Aftësinë  e kufizuar.

Shumë  prej  tyre (subjekte  “të  vogla” politike) nuk  kishin  informacionin e  duhur  mbi  kuadrin  ligjor  ekzistues, jo  më  se  çfarë  nevojash  kanë  personat  me  aftësi  të  kufizuar . Ne,  nuk  iu  vëmë  faj,  kur  kemi  partitë  “e mëdha”,  që  kanë  qenë  dhe  janë  “hartuese  e miratuese”  të  ligjeve  e VKM-ve,  që  na  vijnë  e,  gjasme,  na  i prezantojnë  ligjet  (sikur ne, nuk i dimë  e  nuk i njohim), madje  na “krekosen”  se  çfarë  kanë  arritur, pra  kanë  bërë  ligje për  ne!!!

Ne,  ua  kemi   thënë  në  sy  dhe  e  përsërisim: - Na  thoni  një  Bashki, në  gjithë  territorin  shqiptar, që  ka  hartuar  një  plan  masash  për  Aksesueshmërinë  për  personat  me  aftësi  të  kufizuar, sipas  detyrimeve  ligjore  që  ata  kanë prej  6-7vitesh  (Ligji 93/2014, VKM  1074/2015).

Lidhur  me  këtë, Fondacioni  “SëBashku”  dhe  shoqatat  e  aftësisë  së  kufizuar  hartuan  manualin  MANIFESTO, që  iu shpërnda  garuesve  në  fushatën  elektorale.  Përmirësimi  i  aksesueshmërisë  fizike  dhe  garantimi  i  aksesit  në  informacion, inkurajimin e  tregut  të  punës  dhe  arsimit  profesional  për  personat  me  aftësi  të  kufizuara, mbështetje  për  mjete  ndihmëse  dhe  asistencë  personale  sipas  nevojave,  mundësim  i  arsimimit  gjithëpërfshirës  për  fëmijët  dhe  studentët  me  aftësi  të  kufizuara  me  mësues  ndihmës  dhe  transport  të  aksesueshëm  dhe  qasje  në  shërbime  komunitare. 

Ne, nuk  po  vuajmë  për  ligje  sot,  por  vuajmë  papërgjegjshmërinë  e  moszbatimit  të  ligjeve.

Kjo  u  pa  qartë  ditën  e  zgjedhjeve, ku  personat  me  aftësi  të  kufizuar  u  diskriminuan  gjer  në  situata  dramatike,  për shkak  të  mungesës  së  aksesit  në  të  drejtën  për të  ushtruar  lirisht  dhe  të  pavaruar  vullnetin  e  tyre.

Ndodhi  atëherë , kur  Komisioni  Qendror  i  Zgjedhjeve  dhe  Bashkitë  e  Qarkut  Durrës,  na  ishin  përgjigjur  se  kanë  garantuar  aksesin  e  duhur  për  personat  me  aftësi  të  kufizuar,  bazuar  në  Kodin  Zgjedhor  të  Republikës  së  Shqipërisë, Ligji  74/2012, i ndryshuar, dhe  Ligji  31/2015,  Neni 3, pika 3:  “Çdo   shtetas  shqiptar  që  ka  mbushur  moshën  18 vjeç,  qoftë  dhe  ditën  e zgjedhjeve, pa  dallim   rrace, etnie, gjinie, gjuhe, bindje  politike, besimi,  aftësie  fizike  ose  gjendje  ekonomike,  ka  të  drejtë  të  zgjedhë  dhe  të  zgjidhet  në  përputhje  me  rregullat  e  parashikuara  në  këtë  Kod”  dhe  njëkohësisht,  Neni  108, pika 7 : “Në çdo rast, kur  ka  zgjedhës  të  regjistruar, sipas  pikës 6  të  këtij  neni, të  cilët kanë  vështirësi  hyrjeje  në  mjedisin  e  qendrës  së  votimit, caktimi  i  qendrës së  votimit  dhe  organizimi  i saj  bëhen  në  mënyrë  të  tillë  që  të  garantojnë  hyrjen  e  lirë  për  këtë  kategori  zgjedhësish. Në  rast  se  kjo  është  e  pamundur  në  përputhje  me  udhëzimet  dhe  me  shpenzimet  e  KQZ-së, kryetarët  e  njësive  të  qeverisjes  vendore  caktojnë  personel  apo  pajisje  ndihmëse  për  të  garantuar  hyrjen e  lirë”.  Dhe  unë,  personalisht, u  ndjeva  e  diskriminuar,  u ndjeva  sikur  nuk  më  llogarisnin  si  votuese  e  barabartë  dhe  pse  votoja  për  të  disatën  herë  në  njëjtën  qendër  votimi. Objekti  (shkollë  e  re), kishte  akses (dhe pse  jo në standartet e  duhura), por  qendra  ime  e votimit, (si  për  ironi)  ishte  te  palestra,  ku  në  hyrje  ishin  3  shkallë. Por, nuk  mjaftonte  kjo, por  dhe  kutia  e  fshehtë  ishte  e  vendosur  përtokë  me  një  karrige  para  si  “tavolinë”  (sa për  të  thënë  që  e  kemi), gjë  që  e  bënte  të  pamundur  ushtrimin  e  të  drejtës  së  votimit  të  fshehtë.  U desh  që  të  reagonim  me  ngritje  zëri, që  të  vendosej  një  tavolinë.

Dhe  justifikimi  i  Komisionit  ishte  “Na falni,  jemi  të  patrajnuar”.

Mostrajnimi  i  stafeve   u  kuptua  dhe  në  qendra  të  tjera  votimi, ku  fleta  e  votimit  në  formatin  braill, ishte  vendosur  si  “poster”   apo  “çertifikatë”  vlerësimi. (ironi), se  nuk  e njihnin e as  kishin  informacion  se  përdorej  për  personat  me  mungesë  shikimi.

Por, problematikat  nëpër  qendrat  e  votimit  ishin  të  panumërta; mungonin  posterat  orientues  për  personat  me  aftësi  të  kufizuar,  parkimet  e  rezervuar, (problem  ky, në  gjithë  Qarkun  e  Durrësit) shpesh  me  oborre  me  gurë  e  pengesa  të  tjera.

Personat  me  aftësi  të  kufizuara  janë  pjesë  e  shoqërisë  dhe  nuk  duhet  të  përjashtohen,  madje  as  nga  e  drejta  për  t’u  zgjedhur, si  një  potencial  prej  6.2%  e  popullsisë  (sipas  CENSUSIT 2011). Ata  nuk  duhet  të  përjashtohen  as  nga  të  gjitha  investimet infrastrukturore  apo  zhvillimet  sociale,  pasi  përjashtimi  sot, ka  kosto  më  të  madhe  nesër  dhe  kjo  ndikon  drejtpërdrejt  në  cilësinë  e  jetës  së  tyre.

Motoja  e  personave  me  aftësi  të  kufizuara, dalë  nga  Konventa  e  OKB-s  për  të  Drejtat  e  Personave  me  Aftësi  të  Kufizuar , është:

ASGJĒ  PĒR  NE,  PA  NE!

*Kryetare e  Shoqatës Para&Tetraplegjikëve  të  Shqipërisë, dega Qarku-Durrës

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën të ditur se 12,766, prej tyre 3612 fëmijë shqiptar të lindur jasht

Popullsia e qarqeve edhe në vitin 2021 ka pësuar rënie në shumicën prej tyre, duke pasqyruar problematikën e fortë demografike, me rënien

Rritja e vdekshmërisë si pasojë e Covid-19, tendenca vijuese e rënies së lindjeve dhe emigracioni (që gjithsesi ishte më i ulët për shkak

“Me Fondin Social po mbështesim qendrat e kujdesit për implementimin e modelit të ri të fuqizimit të të rinjve me aftësi ndryshe për

Djali i aktorit të ndjerë Guljelm Radoja, Redi Radoja në një postim në rrjete sociale i ka dedikuar disa rrjeshta të atit që humbi betejë

Shpenzimet për arsimin arritën vetëm 2.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë vitit 2020, duke shënuar nivelin më të ulët të dy d

Pandemia Covid-19 e nxiti më tej përdorimin e drogës në vendet e Ballkanit Perëndimor, por masat kufizuese penguan përdoruesit e kokainës

Emisioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar drejt Fushë-Krujës.

Në një kohë kur duket se çështja siriane është lënë në të shkuarën, në shumë shtete europiane si Danimarka, po procedohet me kthimin e sh