Psikologët dhe sociologët në Durrës ngrenë alarmin e rritjes së adoleshentëve jo vetëm të dhunshëm, por edhe me precedentë të theksuar kriminalë. Numri i adoleshentëve të përfshirë direkt në ngjarje me karakter kriminal është dyfishuar, duke përbërë një problem të madh social jo vetëm për familjet e tyre, por mbi të gjitha për shoqërinë ku ata jetojnë.

Psikologu Elton Kuqja, i zgjedhur edhe si konsulent i gjykatës së Durrësit për problemet me minorenët, thotë se numri i fëmijëve të implikuar në raporte konfliktuale me ligjin ka ardhur duke u rritur. Nga shifra 250, këtë vit janë rreth 500 fëmijë që kanë probleme me organet gjyqësore. Një problem madhor që do vëmendje serioze nga shteti, por dhe shoqëria civile është fakti që të miturit po përfshihen në veprimtari të paligjshme.

Për fenomenin e konflikteve te adoloshentëve me ligjin, psikologu Kuqja rendit shumë faktorë që i shtyjne ata në këto problematika. Përfshirja e të miturve në akte kriminale është një fenomen i njohur për shoqërinë shqiptare, sidomos në vitet e fundit, Specilistet vërejnë se studimet e kryera në këtë fushë kanë treguar se sjellja delinkuente e të miturve gjenerohet nga ndërveprimi i faktorëve të ndryshëm në planin individual, familjar dhe social, të konsideruar si faktorë risku. Një problem madhor që do vëmëndje serioze nga shteti, por dhe shoqëria civile është fakti që të miturit po përfshihen gjithnjë e më tepër në vepra penale të ngjashme me ato që kryejnë të rriturit.

K.H.