Skamja në polici/ Drejtuesit pyesin vartësit a kanë lavatriçe e TV

18/07/2019 - 16:35

Për gjendjen ekonomike të vështirë të punonjësve të policisë është folur shpesh por vetëm tani duket se po fillon të bëhet dicka konkrete për ta përmirësuar atë.

Me një telegram që mban datën 17 korrik, Drejtoria e Burimeve njerëzore u kërkon drejtuesve të policisë që të japin informacion ne lidhje me gjendjen ekonomike të gjithë vartësve të tyre për të kuptuar situatën reale në të cilën ndodhen ata. Në telegram thuhet se brenda datës 26 korrik cdo komisariat dhe drejtori duket te ketë dërguar në mënyrë shkresore të dhënat e grumbulluara.

Për të bërë një pasqyrë sa më të qartë të gjithë efektivët e policisë do të plotësojnë 2 formularë me të dhënat e tyre dhe pjestarëve të familjes. policët do të japin të dhëna të detajuara në lidhje me banesën; nëse e kanë të tyren apo me qera, sipërfaqen dhe kushtet e saj.

Po ashtu në formular ka pyetje të detajuara edhe për elektroshtëpiaket. Punonjësii policisë do të përgjigjet nëse ka në shtëpi televizor, lavatrice apo elektroshtëpiake të tjera. Një tjetër pyetje është për pjestarët e familjes të punësuar si dhe për të ardhurat mujore që grumbullon familja e policit.

Burime nga Policia e Shtetit thanë për News24 se këto formularë do të shërbejnë për të identifikuasr punonjësit e policisë në vështirësi ekonomike në mënyrë që të mund të ndërtohen politika përkrahëse ndaj tyre. Para pak kohësh vetë kryeministri Edi Rama ka premtuar rritje pagash për punonjësit e policisë dhe investim më tepër për këtë strukturë. /BalkanWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Rehabilitohet qendra shëndetësore e Voskopojës, një investim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në kuadër të programit k

Nga Gëzim Kabashi

Fatos Baxhaku shkoi. Qetësisht, si çdo gjë që bëri në jetën e tij.

Shumë shpejt, Europa Perëndimore do të përballet me një kërkesë të lartë për fuqi punëtore, për shkak se, në shumicën e vendeve të zhvill

Vit pas viti telefonët po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar dhe janë shndërruar vërtet në një mjet të domosdoshëm pune dhe jo thjesht nj

Maturantët mbetës në një nga provimet e maturës shtetërore kanë një shans të dytë për të ridhënë provimin dhe për të garuar në universite

Hapet për herë të parë një institucion i ri i përkujdesit social për të moshuarit, qendra komunitare për moshën e tretë në Palasë të Hima

Dëshira e shqiptarëve për të ikur është rikthyer sërish e fortë në pjesën e parë të këtij viti, teksa mes krizës së tejzgjatur politike,

Arti shqiptar në zi! Është ndarë nga jeta regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani.

Shqipëria renditet ndër vendet me normën më të lartë të vrasjeve krahasuar me vendet e Bashkimit Europian.