Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me nxënësit dhe mësuesit e shkollës artistike “Jan Kukuzeli” si edhe nxënësit e kursit “Studio Art Bekteshi”, realizuan në zonën e Kavalishencës në Durrës aktivitetin “Skulptura në Rërë”.

Qëllimi i aktivitetit është që të rrisë ndërgjegjësimin e publikut mbi ndotjen nga plastika, e cila përbën një kërcënim për shëndetin njerëzor, por dhe jetën në det si edhe mbrojtjen e mjedisit.

Materialet kryesisht u gjetën në bregdet, në zonën e realizuar të projektit, me ideator Enri Macaj, realizues Florina Shanin dhe Erisa Bekteshin, si dhe kuratore Zigrida Berhomin.