Kompania Smart Center në Durrës ka organizuar festën e fëmijëve smart. Një aktivitet i përvitshëm në mbyllje të sezonit të kurseve për fëmijë.

Pjestarët e akademisë së fëmijëve smart, kanë përshëndetur prindërit e pranishëm me vjersha e këngë në gjuhë të huaja.

Alma Stana, CEO Founder pranë kësaj kompanie thotë se me këtë aktivitet, i gjithë stafi por edhe prindërit me fëmijët bëjnë mbylljen e një viti me shumë përpjekjeje.

Elinda Nako, përgjegjëse e Departamentit të Rekrutimit- Punësimit tregon se Smart Center duke funksionuar si qendër trajnimesh, më vonë ka funksionuar si qendër punësimi për shumë prindër.

SCD operon prej 21 vitesh në treg si qendra më e madhe e mëse 100 kurseve e trajnimeve profesionale në Durrës. Trajnimet kryesisht bëhen në fushën e biznesit të informatizuar, programimit, projektimit, grafikës dhe dizajnit, inxhinierise etj.

“Think Smart Work Smart”, është kjo motoja e kompanisë!