Sondazhi i KE: 77% e shqiptarëve nuk e përballojnë dentistin, shërbimi më i lartë në Evropë

Postuar: 09/08/2018 - 09:17

Edhe pse Shqipëria është shndërruar në një destinacion për të huaj që kërkojnë të marrin shërbime dentare, vetë shqiptarët nuk mund t’i përballojnë ato.

Sipas Anketës Europiane të Cilësisë së Jetës, të Komisionit Europian, 77%  e të anketuarve shqiptarë u përgjigjen se e kanë shumë të vështirë që të përballojnë shërbimet e përkujdesit dentar, duke u renditur të parët në Europë. Pas Shqipërisë renditet Greqia, ku 68% e të anketuarve kanë thënë se e gjejnë të vështirë apo shumë të vështirë që të përballojnë përkujdesjen dentare në vend. Me gjithë atë kanë një diferencë me 10 pikë përqindje në krahasim me Shqipërinë.

Krahasuar me vendet e tjera kandidate për anëtarësim në BE, Shqipëria renditet e fundit, ndërsa Maqedonia dhe Turqia kanë një nivel më të ulët se mesatarja e BE-së, ku përkatësisht 30 dhe 29% e të anketuarve janë përgjigjur që e kanë të vështirë të përballojnë përkujdesin dentar.

Më pas renditet Serbia me 43% e të anketuarve dhe Mali i Zi me 49% të tyre që thanë se kanë të vështirë ose shumë të vështirë për të përballuar kujdesin shëndetësor.

Mesatarja Europiane, për individët që kanë përgjigjur se e gjejnë të vështirë ta përballojnë është 36%. Vendet me përqindjen më të ulët në Europë janë Finlanda dhe Suedia, me përkatësisht 11 dhe 13%, të cilat pasohen nga Holanda me 13%.

Të huajt e zgjedhin se është lirë, por për shqiptarët…

Megjithëse të huaj që vijnë në Shqipëri për të marrë shërbime shëndetësore japin si arsye kryesore çmimet e ulëta, vetë shqiptarët e kanë të vështirë që ta përballojnë.  Italianët kanë kryesisht numrin më të lartë të vizitorëve në Shqipëri për shërbime shëndetësore, kryesisht të cilat lidhen me përkujdesjen dentare. Megjithatë vetëm 44% e të anketuarve (në krahasim me 77% në Shqipëri) kanë thënë se e kanë të vështirë ose shumë të vështirë që të përballojnë kujdesin dentar.

Numri i shtetasve të huaj që kanë deklaruar se kanë ardhur në Shqipëri për arsye shëndetësore ishte 111 në pesë muajt e parë të vitit, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, duke shënuar rënie në krahasim me një vit më parë.

Genti, dentist, thotë se italianët vijnë në Shqipëri pasi është 10 herë më lirë se në Itali për të vënë një dhëmb (80 euro në krahasim me rreth 800 euro), por ndërsa çmimet në Shqipëri janë të përballueshme për italianët, ato janë të papërballueshme për vetë shqiptarët. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Këto ditë që flitet për tërmete të njëpasnjëshme të rëna në Durrës dhe Bulqizë si dhe për marrjen e masave për të ndihmuar banorët e d

Është një nga rastet e rralla sot në Shqipëri që një nënë 31-vjeçare të sjellë në jetë brenda 10 viteve tetë fëmijë.

Katër ditë pas aktit heroik të Ardmir Murataj, i riu i cili shpëtoi nga mbytja dy motrat e mitura binjake në Fier, bashkia e këtij qyteti

   Analizat laboratorike në institucionet shtetërore treguan se një pjesë e vajit të etiketuar si vaj ulliri është thjesht mashtrim.

   Nesër është afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit për të gjithë ata që janë shpallur fitues në fazën e parë të aplikimit për k

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, shtesa natyrore e popullsisë (diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve) ishte vetëm 484 persona, sipas

   Konsumatorët shpesh dyshojnë se mashtrohen ndërsa blejnë shishet me etiketat Vaj ulliri i virgjër.

   Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shtuar vëmendjen në marketet e zonave rurale duke bërë të mundur ndalimin e tregtimit të ushqimeve t

   Shoqata e Prodhuesve të Bukës Shqipëri rekomandon që buka të mos shitet më e prerë në feta, siç jemi mësuar ta marrim atë zakonisht në

Një pilaf i ndenjur mund të jetë shumë më tepër helmues se çdo ushqim tjetër i gatuar që nuk ruhet sipas protokolleve të sigurisë ushqimo