Sot shënohet Dita Ndërkombëtare pa Makina, e cila synon sensibilizimin e njerëzve që të shmangin të paktën për një ditë makinat e tyre, të cilat emetojnë lëndë të dëmshme për organizmin dhe si një përpjekje për të kontribuar në mbrojtje të mjedisit.

Që prej vitit 1988 në Paris ka filluar të festohen kjo ditë dhe brenda katër viteve ka arritur të bëhet Dita Botërore e Lëvizjes pa Makina në të gjithë botën.

Minizimizimi i ndotjes është një prej arsyeve kryesore se përse bëhet thirrje për përdorimin e biçikletave, duke kërkuar kështu senzibilizimin e qytetarëve për përdorim sa më të pakët të automjeteve.

Këtë vit përkoi kjo ditë me kushte të këqija atmosferike.