Sot zhvillohen homazhet për mjeshtrin e valles popullore Besim Zekthi

29/06/2020 - 08:52

Ditën e sotme do të zhvillohen homazhet në nder të mjeshtrit të valles popullore shqiptare, Besim Zekthi. Homazhet për Besim Zekthin do të zhvillohen nga ora 11:00 deri në orën 12:45 në Muzeun Historik Kombëtar, ku miq, të afërm dhe dashamirës do t'i japin lamtumirën e fundit.

Zekthi u nda nga jeta ditën e djeshme në shtëpinë e tij në Tiranë, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Gjatë krijimtarisë së tij artisti Besim Zekthi ka dhënë kontribut si kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, por ka shkëlqyer edhe si solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Për kontributin e tij të vyer në kulturën shqiptare mban titujt “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”.

Ajo që do të mbahet  mend gjatë nga brezat e ardhshëm është  “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria”, ku për këtë të fundit është vlerësuar me “Gjerdanin e Artë” të vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në 1970-n.

Ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta erdhën edhe nga udhëheqësit politik të vendit ku kryeministri Rama, presidenti Ilir Meta, Lulzim Basha e të tjerë shprehën vlerësimet të larta për kontributin në kulturën shqiptare të artistit Besim Zekthi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në ‘Facebook’ pamje nga spitali Infektiv, ku një infermiere po i shërben një p

Mjeku i njohur kardiokirurg, Edvin Prifi deklaroi se ka shumë studime në lidhje me pandeminë dhe përhapjen e koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu ka deklaruar se Task-Forca antiCOVID ka intensifikuar kontrollet dhe m

Situata me mbeturinat urbane në zona të ndryshme të Durrësit shqetëson qytetarët.

Gjinekologia Anika Dokle ka postuar një foto fantastike, të një bebeje e cila ka lindur me këmishë në maternitetin "Koço Gliozheni".

Në Shqipëri vazhduan edhe sot vdekjet e përditshme për shkak të koronavirusit.

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh për kolegët e tij për të cilët thotë se kanë harruar “Betimin e Hipokratit” duke sjell

Pas shumë përplasjesh të shoqëruara me shkarkime, pezullime e akuza të ndërsjella, Universiteti i Tiranës po shkon drejt një gare të re z

"Kemi rritur në mbi 90 mijë teste në dizpocion të Insitutit të Shëndetit Publik për identifikimin e rasteve të reja me Covid19 në ven

Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore Skënder Brataj ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një ngjarje që i ka ndodhur sot n