Në ditën Ndërkombëtare të infermierëve, vjen dhe një urim për ta nga Spitali Rajonal Durrës.

Duke përmendur vështirësinë e të punuarit në ballë të parë të luftës që nga tërmetet e 21 shtatorit dhe 26 nëntorit, e tani me armikun e padukshëm Covid-19, SRD thotë se infermierët e Durrësit kanë treguar se sa të gatshëm e me shpirt të madh që janë.

Urimi nga spitali rajonal Durrës në Facebook:

Gezuar diten e infermiereve te gjithe infermiereve kudo qe jane !
Gezuar diten tuaj infermiere te Spitalit Rajonal Durres !
Ju qe keni qene gjithmone ne krye te punes, te gatshem per cdo veshtiresi !
Ju qe ishit ne balle te punes ne termetet e 21 shtatorit, 26 nendorit e tani ne kete lufte te ashper me armikun e padukshem Covid 19, duke treguar veten sa te gatshem e me shpirt te madh qe jeni !
Eshte fat dhe kenaqesi te punosh me ju !
You are the best !