Televizioni dhe interneti luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve. Por një studim i fundit i UNICEF i prezantuar në konferencën ‘Fëmijët dhe edukimi mediatik’ na tregon një panoramë ndryshe të edukimit të fëmijëve në internet.Sipas studimit 1 në 10 fëmijë në Shqipëri kanë pasur një ngacmim seksual të padëshiruar në internet. Ndërsa gjysma e fëmijëve nën moshën 9 % kanë akses në internet.

“1 në 10 fëmijë shohin informacione online për vetvrasjen. Kjo është problemtike për sigurinë dhe shfrytëzimin seksual.1 në 4 fëmijë komunikojnë online me persona që nuk I kanë takuar dhe 16 % e tyre i takojnë ata persona që i kanë hasur në internet. Ndërkohë që vetëm 9 % e prindërve i dinë këto fakte.”– shprehet Sannete Nazen.

Për të garantuar një lundrim më të sigurt në internet,ministrja e arsimit Besa Shahini tha se mësuesit do të luajnë një rol kyc në kontrollin e nxënësve.

“Po mundohemi të ndërtojmë një strategji që është e aplikueshme në Shqipëri që mësuesit të arrijnë të mësojnë nxënësit për mënyrën e lundrimit të sigurt në internet dhe dientifikimin e lajmit të rremë nga lajmi i vërtet, në mënzrë që atat ët jenë aktiv dhe votues në të ardhmen.” -u shpreh ministrja Shahini

Kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive Gentian Sala vuri theksin tek rëndësia që media luan në edukimin e fëmijëve.

“Autoriteti i mediave audiovizive e ka parë mbrojtjen e fëmijëve në medina audiovizive të lidhur ngushtë me procesin e edukimit.Është prirje e viteve të fundit e autoriteteve rregullatore europiane për të investuar fuqishëm ku nxënësit dhe studentët janë një vëmendje e shtuar për tu përfshirë në këto projekte.” – tha kreu i AMA, Gentian Sala.

Pjesë e organizimit të kësaj konference ishte edhe Instituti i medias kreu i së cilës kërkoi nga ana e ministrisë së arsimit që edukimi medtiatik të jetë pjesë e lëndëve në sistemin arsimor.