Të 3 raundet e regjistrimit në U-albania. Ja nota mesatare për Mësuesinë dhe Gjuhët e huaja

02/07/2020 - 12:51

Regjistrimi në universitete do të nisë në fund të korrikut dhe të tre raundet do të aplikohen në U-albania. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ne nje konferencë për median, njoftoi pezullimin e rritjes së notës mesatare për pranimet në disa degë të Universitetit, ndërsa është hequr nota mesatare për artet dhe Sportet.

"Për shkak të pandemisë është pezulluar për një vit rritja e vazhdueshme e notës për të gjitha programet në mësuesi. Kjo do të aplikohet vitin tjetër, ndërkohë këtë vit nota mesatare do të jetë 7.5.

Për degët e gjuhëve të huaja është zbritur në 7 nota mesatare. Vitin tjetër do të vijojmë me rritjen e notës mesatare".  

- Është hequr nota mesatare për degë të zbatuara në talent, Artet dhe Sportet. 

 -Është hequr nota mesatare për pranimet e studentëve nga trojet shqiptare jashtë Shqipërisë.  

Kriteret për të pranuar këto studentë i vendos vetë Universiteti, jo Ministria e Arsimit.

Regjistrimi

Në fund të korrikut hapet faza e parë e regjistrimit. Këtë vit do të jenë të tre raundet e regjistrimit në portalin U-albania. Kushdo që regjistrohet nga universiteti jashtë këtyre tre raundeve nuk merr numrin e matrikulimit.

Kush përfiton bursa 

Studentët në institucione të arsimit të lartë publik.

-Do të ketë përgjysmim i tarifave për studentët që kanë mbajtur mesataren mbi 6.

Bursa përfitojnë studentët me notë 9 dhe 10 dhe studentët e familjeve në nevojë. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të dhënat nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe studime nga institucione të tjera e kanë vërtetuar se Shqipëria ka nivelin më të ulë

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video mesazh të mjekes Najada Çomo.

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim prekës për nënën e tij Aneta, e cila u nda nga jeta një ditë më parë.

Banorët e pallatit 1035, në lagjen nr. 9 të qytetit të Durrësit, janë njoftuar për lirimin e banesave, pasi pallati i tyre do të shembet.

Urdhri i Stomatologut ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, e cila ka qenë me profesion mjeke stomatologe.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me epidemiologët e Tiranës, një prej vatrave kryesore n

Shqipëria tashmë ka 12 rektorët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 30 korrikut, që do të drejtojnë Rektoratet e Universiteteve Publike.

Është ndarë nga jeta doktoresha e QSUT-së Albana Çela.

Besimtarët myslimanë festojnë ditën e sotme festën e Kurban Bajramit, por për herë të dytë si në Fitër Bajram, në kushtet e masave anti-c

Kjo ditë është e shënuar për të gjithë besimtarët myslimanë, pasi festojnë Kurban Bajramin.