Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

"Të humbësh jetën për një gropë është tmerr", banorët në Sukth kërkojnë të ndërhyhet në rrugën ku ndodhi aksidenti (VIDEO)

28/02/2021 - 17:44

Një ditë pasi aksidenti i mori jetën 16-vjeçarit Flavio Osmani, banorët e Sukthit kërkojnë të ndërhyhet në rrugën që u bë shkak për ngjarjen tragjike.

Banorët shprehen se në segmentin ku ndodhi përplasja e dy mjeteve mungon ndriçimi dhe është shumë e ngushtë.

Sipas tyre, drejtuesit e mjeteve në përpjekje për të mos përfunduar në një gropë janë aksidentuar me njëri-tjetrin dhe më pas mjeti që drejtonte Osmani ka devijuar dhe është përplasur me shtyllën.

"Kjo rrugë, siç e shihni është me të vërtetë fatkeqësi për këtë komunitet sepse është shumë e ngushtë. Këtu hasim shumë probleme. Shumë aksidente bëhen për shkak të kësaj rruge, mos të flasim pastaj për ndriçimin. Është shmangur gropa dhe janë përplasur dy makinat. Ka devijuar makina dhe është përplasur në shtyllë. Të humb jetën dikush për një gropë të vogël, është tmerr."

"Bën vaki i është shmangur gropës aty, edhe iku çuni. Më keq nuk ke ku e çon, ka ikur djali nëpër thonj."

"Ka 10 vjet, të zgjerohet rruga, të vihen ndriçime. Asnjë gjë nuk është bërë.", shprehen banorët.

16-vjeçari që mbeti viktimë e aksidentit të të shtunës mbrëma ishtë djali i kreut të Njësisë Administrative Sukth, Rrapo Osmani. Mësohet se viktima kishte marrë makinën e të atit, dhe po udhëtonte bashkë më tre miqtë e tij, të cilët mbetën të plagosur. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur "Fusha e patateve", në aksin rrugor që lidh Sukthin me Gjirin e Lalzit.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një ditë më parë, River Cleanup Albania ka zhvilluar aksionin e 13-të përgjatë lumit të Tërkuzës, si degë kryesore e lumit Ishëm, i konsi

Grup-moshat më të vjetra të popullsisë janë më pak të ekspozuara ndaj fenomenit të papunësisë, në krahasim me ato më të reja.

Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta në të gjithë Europën, teksa me afrimin e verës, vendet po përpiqen që të çlirojnë sa më shumë ekono

Shqipëria renditet e 106-a në botë për humbjet e jetëve njerëzore për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit midis 1999 dhe 2019, pa ndrysh

Interneti, ndër të tjera, është burim i madh informacioni për shëndetin. Sipas të dhënave të Eurostat, 33% e shqiptarëve të moshës 16-74

Në Shqipëri, 53% e qeverisë përbëhet nga ministre gra, duke u renditur ndër 10 vendet e para në botë, ku femrat kanë pushtet më të madh p

Nga viti 2010 në vitin 2019, numri i hoteleve, bareve dhe restoranteve në të gjithë vendin është rritur me 17%.

Vaksimi po ecën me shpejtësi pothuajse në të gjithë botën dhe po shihet si mjeti më i mirë për të kufizuar përhapjen e Covid-19 dhe për t

Një familje në nevojë e komunitetit egjiptian në Durrës është bërë me shtëpi të re pasi të mëparshmen e rrënoi tërmeti i 26 nëntorit të 2

Pandemia i përkeqësoi treguesit e zhvillimit njerëzor kudo në botë, por në Shqipëri, ashpërsia e dëmit po vjen më e fortë.