Të qeshura fëmijësh që vrapojnë, këngë festive dhe njerëz që shkrepin foto, është kjo çfarë ndesh në sheshin “Liria” në Durrës.

Qytetarët durrsakë janë mbledhur sot në sheshin kryesor të qytetit bregdetar për të shijuar koncertin e Krishtlindjes.

Të pranishmit janë argëtuar me këngët dhe gjallërinë e ditëve festive të fundvitit.