“Të studiosh poezinë si art i ligjërimit”! Leksion i hapur në UAMD nga Prof. Plangarica

17/01/2020 - 12:12

Në sallën  e konferencave të Fakultetit të Edukimit, të enjten u mbajt një leksion i hapur nga  Prof. As. Dr. Tomorr Plangarica me temë: “Të studiosh poezinë si art i ligjërimit”.

Prof. As. Dr. Suela Kastrati lektore dhe njëkohësisht Përgjegjëse e Departamentit të Gjuhës Shqipe në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës, bëri përshëndetjet e rastit duke falënderuar Profesor Plangaricën për prezencën e tij në këtë sallë mes studentëve dhe pedagogëve të këtij fakulteti. Pjesë e panelit ishin edhe Natasha POROCANI (SHUTERIQI) Diplomuar në gjuhë shqipe dhe letërsi.Doktoruar në fushën e gjuhësisë së aplikuar, autore e një numri të konsiderueshëm tekstesh shkollore në Shqipëri e diasporë, Dr. Edlira Abdurrahmani, Dr. Manjola Zaçellari dhe Dr. Manola Myrta. Këto të fundit, lektore pranë Departamentit të Gjuhësisë në UNiversitetin “A. Moisiu”  Durrës.

Në leksionin e tij të hapur i cili u ndoq me mjaft interes, Plangarica  trajtoi çështjet e mëposhtme:

- Qasjen e sotme ndaj tekstit letrar, në veçanti atij poetik, nga shkencat e ligjërimit.

- Praninë e ndërdisiplinaritetit në shqyrtime si vlerë dhe domosdoshmëri: koncepte dhe metodologji të përftuara tashmë në këtë kontekst ndërdisiplinor.

- Natyra e raporteve të përvijuara mes tekstit poetik e gjuhësisë në historinë e njëqind vjetëve të fundit.

- Interesimet e gjuhëtarëve të shquar për tekstin poetik: Sosyri, Benvenisti, Jakobsoni, Koseriu, Vainrihu.

- Fushat e gjuhësisë në të cilat poezia mundëson të hapen perspektiva te reja : sintaksa, semantika, pragmatika.

- E pavetëdijshmja dhe evokimi në ngjizjen e mesazhit/tekstit poetik dhe qasjet konjitiviste në ndihmë të interpretimit të dukurive poetike.

- Përmes një varianti leximi të poezisë «Kristal» të I. Kadaresë do të argumentohet vlera praktike, zbatuese, e prurjeve teorike në shkencat e ligjërimit për interpretimin e tekstit poetik. Në veçanti do të ngulmohet se:

* pothuajse të gjitha veprat e shquara të fiksionit transmetojnë një «mesazh ose mesazhe» që janë transmetuar nga teksti, por që nuk janë në tekst (Searle);

* ngjizja gjuhësore e tekstit të poezisë «Kristal» është pasqyruese e operacioneve mendore që nxiten nga një gjendje emocionale e caktuar, nga e pavetëdijshmja që më tej mundëson formësimin e një «realiteti» poetik me konture e natyrë të caktuar;

* përzgjedhjet gjuhësore dhe struktura poetike e përftuar në poezinë «Kristal» ndjekin linjën e kalimit të natyrshëm të interpretimit të brendshëm që pësojnë ndijimet a ndjesitë e përlindura, për t’i konkretizuar, duke u bartur në konceptet e gjësendeve në të cilat ato fshihen.

Pjesa e dytë e këtij leksioni të hapur ishte një bashkëbisedim me pedagogë e studentë ku profesor Plangarica iu përgjigj edhe pyetjeve të këtyre të fundit.

Pyetjet e studentëve silleshin rreth  tendencës së Ismail Kadaresë në fjalëformim ku sipas Plangaricës, kjo tendencë nuk e çorienton lexuesin, por përkundrazi rrit ngjyrimin emocional. 

Plangarica thekson gjithashtu se gjuhësia konjutive dhe poetika konjutive janë shumë të lidhura me njëra - tjetrën, aq sa kjo e dyta nuk ka ku shkon pa të parën. 

Shumë interesant ishte mesazhi që Profesor Plangarica solli para studentëve ( gjithmonë në përgjigje të pyetjes së tyre). Ai theksoi se nëse arrini të harmonizoni të shijuarit e gëzimeve moshore, me përmbushjen e detyrimeve që kërkon statusi juaj si student, atëherë do të jeni të suksesshëm në jetën tuaj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Një qytetar nga Tirana Andreja Pepkolaj ,pretendon se zgjidh problemet shëndetësore e sociale të njerëzve , duke u lutur e kryer rituale

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një 85-vjeçari.

Detaje të reja zbardhen për krimin brenda familjes në Xhafzotaj të Durrësit ku Lulzim Cuku vrau bashkëshorten e tij Manjola Cuku në mënyr

"Qeveria po përgatit një paketë të plotë mbështetëse konkrete për kthimin e mjekëve shqiptarë të diasporës, që nga bonusi dhe incentivat

Kryetarja e Komisionit të Arsimit dhe Medias, Fatjona Dhimitri, i kërkon publikisht ministres së Arsimit, Besa Shahini, të japë dorëheqje

Fotot e të sëmurëve në fund të jetës, por edhe të vdekur. Foto që do t’ju bëjnë që ta lini vesin e duhanit.

Stresi i lidhur me punën ka një prevalencë të lartë tek punonjësit në Shqipëri.

Një ditë më parë “Stop”transmetoi dy dëshmi të reja, që implikojnë profesorin e kantos në shkollën e mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier

Ideja e ministrit të turizmit dhe mjedisit Blendi Klosi e mbështetur nga hotel "Aragosta" me pronar Eduard Xhepa, janë finalizuar me një