Testi për nxënësit e klasave të pesta më 24 maj

08/05/2019 - 14:36

Nxënësit që do të përfundojnë arsimin fillor 5-vjeçar më 24 maj do të testojnë njohuritë e tyre. Provimi do të zgjasë 1 orë e 30 minuta dhe përgjatë kësaj kohe ata do t`iu përgjigjen 50 pyetjeve në lëndët bazë.

Rezana Vrapi: "Testi do të ketë në përmbajtje pikërisht elementët e kurrikulës së re, shumë më tepër i bazuar në kompetenca se dhe ky është synimi në fakt i gjithë kurrikulës së arsimit parauniversitar."

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi thotë se vlerësimi nuk do të jetë me notë por me pikë, dhe rezultatet do t`i shërbejnë Ministrisë së Arsimit për t`u njohur me nivelin e arritjeve të nxënësve.

Rezana Vrapi: "Nuk synon që të masë aftësitë e një individi, e një nxënësi, pra nxënësit nuk marrin notë dhe nota që marrin nuk pasqyrohet diku, por i shërben Ministrisë së Arsimit për të ditur sesi po zbatohet kurrikula. Mbi nivelin e zbatimit hartohen më pas programet që kanë të bëjnë qoftë me përmirësimin e elementëve të caktuar në kurrikul, qoftë me sugjerimet që i bëhen autorëve të teksteve ose më pas me atë që është akoma më e rëndësishme me sistemin e trajnimit të mësuesve."  

Ky provim zhvillohet për të tretin vit radhazi ndërsa administrimi do të jetë i njëjtë me atë të Maturës Shtetërore. /Ora News.tv/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria renditet në vendin e tetë nga 114 vende të botës, për numrin më të lartë të femrave të diplomuara në shkenca.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i janë përgjigjur thirrjes së ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në K

Pensionet në Shqipëri janë aq të ulëta sa i gjithë brezi i pensionistëve që ndërtuan Shqipërinë, veprat më të mëdha në energjetikë, infra

Varfëria dhe më pas liria për të lëvizur e kanë nxitur një pjesë të popullsisë së Ballkanit të emigrojë, por  në Shqipëri kjo tendencë ës

“Edukimi në vazhdim nuk do të mbetet vetëm në dëshirën e profesionistëve, por do të jenë kusht për ushtrimin e profesionit.

Fruti i stinës, qershia, ka hyrë me shumicë në tregun e përditshëm në Durrës.

Gjatë inspektimit në Poliklinikën e Specialiteteve nr.2 në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë pa nga afër investimet në pajise dhe laborato

Ndërsa shumë ndërmarrje, sidomos ato në sektorin e industrisë, si p.sh.

Trajnimi “Teknikat tradicionale në ndërtim” vjen tashmë edhe në Durrës!