Tiranës i shtohet një tjetër kënd lojërash për fëmijë

09/01/2019 - 14:47

Hapësira pas stadiumit “Arena Kombëtare” do të shërbejë jo vetëm si një ambient çlodhës për të rriturit, por edhe si një hapësirë argëtimi për më të vegjlit e zonës përreth.

Ndërmarrjet e Bashkisë Tiranës pas punës rehabilituese të gjithë kësaj sipërfaqeje, kanë nisur punën për montimin e këndit më të ri të lojërave për fëmijë në kryeqytet. Është vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ai që ka publikuar disa foto nga puna për montimin e moduleve të reja të lodrave për fëmijët e kësaj lagjeje.

“Edhe pse temperatura të ulëta, kolegët nisën punën herët te këndi më i ri i lojërave, pas stadiumit “Arena Kombëtare”. Shumë shpejt hapësira do të jetë gati për të vegjlit e zonës”, shkruan Veliaj.

Me këtë kënd lojërash shkon në afro 40 numri i hapësirave argëtuese për fëmijë të ndërtuara gjatë 3 viteve e gjysmë në gjithë Tiranën. Gjithashtu rikualifikimi i kësaj sipërfaqeje i shton Tiranës një tjetër lulishte, e cila do të bëjë të mundur që kjo hapësirë e gjelbër të vizitohet nga çdo moshë. Projekti parashikon sistemimin e ambienteve çlodhëse për moshën e tretë, ndërtimin e një shatërvani, shtrimin e rrugicave me pllaka dekorative, vendosja e ndriçimit, spote ndriçues, bordurat konturuese, stolat, koshat, pemë, lule etj.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Durrsakët nuk janë mësuar me temperaturat që kanë shkuar nën zero për javë me radhë.

Çdo ditë, po regjistrohen raste të reja fruthi.

Një fëmijë 6-vjeçar (R.I.) ka humbur jetën një natë më parë në Shërbimin e Peditatrisë, në Qendrën Spitalore Universitare.

Nevila Mataj, partnerja e Majlind Lilës, i cili kreu vrasjen e trefishtë mëngjesin e të hënës në Tiranë, ka reaguar në disa postime në Fa

Nuk është rastësi që në qytetet kryesore të vendit, farmacitë mund t’i gjesh në çdo cep, shpesh edhe ngjitur me njëra-tjetrën.

Moti i acartë shënoi viktimën e parë për këtë dimër në qytetin e Durrësit.

16 të rinj të diplomuar në Bachelor apo Master kanë përfunduar praktikën 3-mujore në Bashkinë e Tiranës.

Dy ditë më parë dy gra humbën jetën në një stacion autobusi në rrugën që shërben si unazë në ish-Kënetë.

Nga janari në nëntor të vitit 2018, diferenca ndërmjet shqiptarëve që kanë udhëtuar jashtë vendit ka qenë shumë e lartë në raport me kthi

Situatë e pazakontë në qarkun e Dibrës për shkak të motit të ftohtë dhe dëborës që ka pushtuar rrugët dhe ka bllokuar disa fshatra.