Tjetër laborator për testimet, Manastirliu: Do të jetë në mbështetje të ISHP, rrisim kapacitetet

24/11/2020 - 14:56

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka parë nga afër laboratorin e ri të testimeve, pjesë e planit të vjeshtë dimrit për rritjen e kapaciteteve, i cili do të jetë në mbështetje të laboratorit qendror të Institutit të Shëndetit Publik.

“Me të gjitha parametrat e duhur, ky është një laborator i cili siguron jo vetëm gjithë standardet e sigurisë por ka edhe një staf të kualifikuar profesionistësh. Do të jetë një laborator mbështetës për laboratorin qendror, atë të viriologjisë të Institutit të Shëndetit Publik. Është një strukturë mbështetëse e ngritur posaçërisht për të siguruar më shumë lehtësi në kryerjen e testimeve në këtë moment të epidemisë”, tha Manastirliu.

Nga laboratori i ri, ministrja e Shëndetësisë foli edhe për testimin e shpejtë.

“Testimi i shpejtë është një tjetër element që do t’i shtohet strategjisë së testimeve. Jemi në procedura për ti patur në një kohë sa më të shpejtë. Edhe ky testim do të jetë edhe një tjetër avantazh në luftën me këtë virus”, tha Manstirliu.

Ministrja ka bërë një apel për qytetarët duke u bërë thirrje për të respektuar masat e vendosura.

“E gjithë lufta bëhet në terren bëhet për të kufizuar sa më shumë këtë virus që ai mos të përhapet dhe sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet, ndaj ne do të vijojmë të forcojmë dhe rrisim kapacitetet tona dhe nga ana tjetër i lutemi dhe i kërkojmë qytetarëve të bashkëpunojne ashtu si kanë bashkëpunaur deri tani”, apeloi Manastirliu.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në këtë javë të dytë të vaksinimit anti-covid ata që po i nënshtrohen këtij procesi është personeli shëndetësor i pavionit COVID të Pedia

Përfaqësuesi i Kishës Orthodokse në Lezhë, Koço Kapedani, i cili u dhunua nga punonjësi i një firme private ka folur për "News 24".

Mjekja shqiptare, Eni Doko, e cila jetonte në Gjermani ka ndërruar jetë në moshë të re.

Vajza e piktorit të njohur shqiptar, Mustafa Arapi ka njoftuar se babai i saj është shtruar ditën e djeshme në spitalin "Shefqet Ndroqi",

Një ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi dëshminë e vajzës së të ndjerës që ndërroi jetë nga Covid-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Të tjera dëshmi vijnë nga familjarë të pacientëve që kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë në Facebook për një 10-vjeçar nga Burreli, i ci

Sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” Tire Alldervishi mori sot masën e sigurisë “arrest me burg”.

Emisioni “Stop” publikoi këtë të martë një rast skandaloz korrupsioni në spitalin Covid 2, ku punonjës të këtij spitali, bëjnë pazar me j