Tmerrohen ekspertët e OBSH-së, çfarë gjetën në spitalet shqiptare

14/08/2019 - 09:11

Një pajisje mjekësore ka gati 100 vite që përdoret në Shqipëri dhe kjo me të vërtetë i ka suprizuar Ekspertët e Organizatës Botërorë të Shëndetësisë (OBSH), të cilët e kanë gjetur pajisjen në një nga klinikat shqiptare publike në vendin gjatë një inspektimi në vitin 2018.  Në raportin “Kujdesi shëndetësor parësor në Shqipëri: vlerësim i shpejtë” thuhet që një pajisje mjekësore me rreze X e vitit 1918 që u gjet ende në përdorim në Shqipëri do të ishte e denjë për një muze, teksa kanë vënë në dukje se vendi ka mangësi të mëdha në pajisje mjekësore.

Raporti i OBSH-së thekson se edhe në vitin 2018 Shqipëria kishte një mungesë të konsiderueshme të diagnostikimit dhe trajtimit me pajisje mjekësore dhe për më tepër pajisjet në përdorim nuk ishin në standard. Në qendrat e inspektuara nuk u gjet elektrokardiograf, otoskop ose okuloskop.

“Një qendër kishte ende në funksionimin makinerinë me rreze X nga viti 1918, e denjë për një muze”, thotë raporti.

Nga ana tjetër, intervistat konfirmuan mundësinë e dobët të aksesit të pacientëve në shërbime laboratorike, veçanërisht në zonat rurale. Edhe për analizën e thjeshtë të gjakut dhe urinës, pacientët duhet të shkojnë në poliklinika.  

Qendrat mjekësore janë përgjegjëse për mirëmbajtjen e pajisjeve. Sidoqoftë, pajisjet e vjetëruara, mungesa e specialistëve të kualifikuar, veçanërisht në nivelin lokal, dhe buxhetet e kufizuara shtrëngojnë aksesin e barabartë në shërbimin shëndetësor.

Më herët ekspertët vendas të shëndetësisë pohuan, se qeveria ka keqmenaxhuar sistemin e shëndetësisë me Koncesione PPP, të cilat thithin miliona euro për shërbime dytësore të tilla si sterilizimi. Ekspertë pohojnë se investimi më i mirë në shëndetësi sidomos në rrafshin parandalues janë pajisjet mjekësore.

Pak kohë më parë u bë një rikonstruksion total i godinës në poliklinikën e specializuar të mushkërive në Tiranë në mure e orendi, por la të pandryshuara pajisjet e diagnostikimit shumëvjeçare dhe tashmë me rrezatim të lartë.

Inspektoret e OBSH-së vërejtën se ndërtesat janë kryesisht të vjetra. Disa ambiente janë rinovuar kohët e fundit, por me tavanin e mbuluar me myk, pa ngrohje dhe sistem ventilimi. Zyrat ishin të vogla dhe të pakëndshme, thotë raporti. Disa zyra akomodojnë tre deri në pesë njerëz, përfshirë pacientin, mjekun dhe një ose dy infermieret.

/Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga Qendra Sociale “Gonxhe Bojaxhi”, është shprehur se shërbimi  shënd

E ftuar në rubrikën "Opinion" në "News 24", psikologia Artemis Shehu tha se trauma pastërmet mund të zgjasë deri në katër javë.

Ashtu siç ishte përcaktuar edhe nga Ministra e Arsimit dhe Sportit, ka nisur sot procesi mësimor në zonat e goditura rëndë nga tërmeti sh

Shqiptarët nga e mbarë bota vazhdojnë që të japin kontribute të çmuara për të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

Më 7 dhjetor 2019, lektorët e universitetit "Aleksandër Moisiu" Durrës (UAMD, Osman Metalla dhe Eugen Pepa, dhe Lions Club International

Shtyhet sërish nisja e procesit mësimor për Universitetin e Mjekësisë dhe atë Politeknik në Tiranë.

Aureli dhe Alesjo janë dy fëmijë që janë hedhur nga pallati i tyre dhe i kanë shpëtuar tërmetit, ndersa familjarë kanë ndërruar jetë.

Tërmeti i rëndë, mëngjesin e 26 nëntorit la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur.

Një muaj e gjysmë më parë, një familje e mbërritur para 12 vitesh në Durrës nga rrethi i Skraparit, pas shumë sakrificash blenë një apart

Pasi vendi ynë u godit nga një tërmet i fuqishëm më 26 nëntor, duke shkaktuar viktima dhe njerëz të lënduar, frika dhe paniku ‘mbërthehu’