Kandidatët që kërkojnë të ndjekin studimet në një program të dytë studimi apo të transferojnë studimet në programet e studimit të ciklit të parë, kanë të drejtë të aplikojnë deri në 5 programe studimi përpara fillimit të vitit akademik në datat 02.09.2019-13.09.2019.

Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë për transferim të studimeve, paraqesin pranë Sekretative të Fakulteteve përkatës në universitetin “Aleksandër Moisiu” dokumentet si më poshtë:

  1. Kërkesën drejtuar IAL-së për programin e studimit, në të cilin do të transferojnë studimet (formulari i aplikimit sipas shtojcës nr.6)

  2. Planin e plotë të programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse.

  3. Vërtetim i listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur.

  4. Studentët që transferojnë studimet e tyre nga një institucion i huaj i arsimit të lartë, planin e plotë të programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse, listën e notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, duhet t’i dorëzojnë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të njehsuar me origjinalin

  5. Fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme (kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011) Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme, paraqet dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe vërtetuar në drejtorinë rajonale të arsimit parauniversitar/zyrën vendore të arsimit parauniversitar (DRAP/ZVAP) përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit).

  6. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë idenditeti, letërnjoftim ose pasaportë)

  7. Dy fotografi personale

  8. Kopje e mandatpagesës

*Në momentin e regjistrimit përfundimtar me dokumentacion në IAL (pas shpalljes fitues), kandidati paraqet edhe dokumentin origjinal të çregjistrimit, nga IAL-ja nga ku transferohet, i cili përmban: (emrin, atësinë, mbiemrin; datëlindjen; vendlindjen; shtetësinë: numrin e matrikullimit që ka pasur në IAL-në përcjellëse; emrin e shkollës së mesme/IAL-së ku ka kryer shkollën//studimet përpara ndjekjes së këtij programi studimi; ID-në e Maturës Shtetërore / nr. Regj. të veçantë; numrin personal të identitetit; datën e regjistrimit në programin e studimit të ofruar nga IAL-ja; emërtimin e programit të studimit dhe fakultetit përkatës; ciklin dhe formën e studimit; datën e ndërprerjes së studimeve.)

Kandidati që aplikon për program të dytë studimi paraqet dokumentacionin e mëposhtëm pranë sekretarive mësimore që mbulojnë programin përkatës të studimeve:

  1. Kërkesa drejtuar IAL–së për programin e studimit, në të cilin aplikon për program të dytë studimi (ose formulari i aplikimit sipas shtojcës 6);

  2. Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare të kryera më parë, të shoqëruar me suplementin e diplomës.

  3. Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur (nëse kërkohet njohja e provimeve të shlyera dhe/ose e krediteve përkatëse);

  4. Fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme (kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011). Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës se mesme dhe të vërtetuar në DRAP/ZVAP përkatëse, ose listën e notave të shkollës se mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;

  5. Fotokopje të dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);

  6. Dy fotografi personale.

IAL-ja shpall listat e kandidatëve që kanë aplikuar për transferim studimesh dhe ato të kandidatëve që kanë aplikuar për program të dytë studimi në vende të dukshme brenda datës 17.09.2019.

  • Aplikimet për transferimin e studimeve dhe për program të dytë studimi shqyrtohen nga komisioni/komisionet i/e ngritur/a për këtë qëllim nga IAL-ja brenda datës 23.09.2019.

  • IAL-të, për çdo program studimi që ofrojnë, publikojnë listat me renditjen e kandidatëve brenda datës 24.09.2019.

  • IAL-të shpallin listat përfundimtare me renditjen e kandidatëve, në faqet elektronike zyrtare dhe në mjediset e tyre, brenda datës 27.9.2019.

  • Regjistrimi i kandidatit, i cili paraqitet personalisht ose nëpërmjet personit të autorizuar prej tij kryhet pranë sekretarive mësimore në datat 07.10.2019-11.10.2019.

  • Kuotat e paplotësuara plotësohen me kandidatët e renditur sipas pikëve të fituara pas vijës së kuqe, brenda datës 10.2019.

Për më shumë klikoni KËTU!

Shtojcën nr. 6 mund ta shkarkoni KËTU!