Një tjetër përfaqësues i Komitetit të Covid 19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë preket nga koronavirusi.

Mësohet se nga virusi është infektuar mjeku Andi Koraqi, shef i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT.

Kujtojmeë se zyrtari i parë i prekur nga koronavirusi ishte kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili e ndau edhe publiksht lajmin përmes një njoftimi në rrjetin social, duke treguar detaje nga sëmundja.

Meë pas një tjetër përfaqësuese e Task Forcës së MSH-së rezultoi e prekur nga koronavurisi dhe me këtë rast të sotëm, numri i të prekurve shkon në 3.