Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Tregtia elektronike, vetëm 5% e produkteve online janë shqiptare

23/04/2021 - 07:36

Produktet që janë pjesë e tregtisë elektronike në vend janë thuajse plotësisht të huaja. Vetëm një 5 për qindësh e tyre i takojnë prodhuesve vendas.

Kjo lidhet sipas operatorëve të tregut me disa aspekte ku së pari përmendet mungesa e sofistikimit të produkteve që prodhohen në Shqipëri.

"Nga takimet me bizneset e tregtisë elektronike ata raportuan se 95% e produkteve dhe shërbimeve të ofruar përmes platformave të tyre në Shqipëri, nuk ishin produkte shqiptare. Sipas tyre kjo lidhet me mungesën e sofistikimit të produkteve të prodhuara në Shqipëri, certifikimin e cilësisë dhe aftësitë e ulëta të marketingut të prodhuesve. Për këtë qëllim, sipas tyre, produktet shqiptare (me disa përjashtime të segmenteve të tregut), janë pak konkurruese në tregjet e huaja. Për më tepër, sasitë e ulëta dhe skepticizmi i prodhuesve në tregtinë elektronike si një mjet i tregtisë për t’u zgjeruar në tregjet e huaja, nuk ka ndihmuar në krijimin e një modeli biznesi për ndarjen e kostove dhe fitimeve ndërmjet prodhuesve dhe operatorëve të tregtisë elektronike", thuhet në dokumentin e Këshillit të Investimeve për inovacionin.

I njëjti sjell në vëmendje se sipas bizneseve që operojnë në fushën e tregtisë elektronike, ka mungesë të ndërgjegjësimit për potencialet e tregtisë elektronike dhe vështirësi nga agjencitë publike për të kuptuar modelin e tyre të të operuarit.

"Disa çështje të ngritura kanë të bëjnë me vizitat e shpeshta fiskale / inspektimet tatimore dhe perceptimin e modelit të tyre si të rrezikshëm nga Sistemi i Riskut të Taksave, shpenzimet e pa zbritshme (p.sh. blerja e softuerëve të zbarkuar nga ndërmarrjet e huaja). Për më tepër, pranohet që sektori ka pasur një zhvillim jozyrtar duke marrë parasysh që në shumë raste bazohet në modelin e biznesit të parave cash dhe dorëzimit e pagesave joformale të shërbimeve. Ashtu si në rastin e BPO-ve, segmenti i tregtisë elektronike nuk është i mirë identifikuar në statistikat e vendit për numrin e saj të operatorëve dhe ndikimin e saj real në ekonomi", vlerëson Këshilli.

Pandemia bëri që sidomos në muajt e karantinës tregtia elektronike të pësonte një boom të menjëhershëm. Por kjo sipas operatorëve të tregut u zbeh sapo hapja e ekonomisë nisi të bëhej gradualisht dhe kthimit në normalitet me dyqanet fizike të hapura. /Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën të ditur se 12,766, prej tyre 3612 fëmijë shqiptar të lindur jasht

Popullsia e qarqeve edhe në vitin 2021 ka pësuar rënie në shumicën prej tyre, duke pasqyruar problematikën e fortë demografike, me rënien

Rritja e vdekshmërisë si pasojë e Covid-19, tendenca vijuese e rënies së lindjeve dhe emigracioni (që gjithsesi ishte më i ulët për shkak

“Me Fondin Social po mbështesim qendrat e kujdesit për implementimin e modelit të ri të fuqizimit të të rinjve me aftësi ndryshe për

Djali i aktorit të ndjerë Guljelm Radoja, Redi Radoja në një postim në rrjete sociale i ka dedikuar disa rrjeshta të atit që humbi betejë

Shpenzimet për arsimin arritën vetëm 2.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) gjatë vitit 2020, duke shënuar nivelin më të ulët të dy d

Pandemia Covid-19 e nxiti më tej përdorimin e drogës në vendet e Ballkanit Perëndimor, por masat kufizuese penguan përdoruesit e kokainës

Emisioni Stop në Tv Klan ka udhëtuar drejt Fushë-Krujës.

Në një kohë kur duket se çështja siriane është lënë në të shkuarën, në shumë shtete europiane si Danimarka, po procedohet me kthimin e sh