Tritan Kalo: Covid është ulur këmbëkryq mes nesh, ja çelësat për zgjidhjen e kësaj sfide!

29/06/2020 - 09:03

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo e ka nisur ditën sot me një tjetër mesazh të për solidaritet dhe bashkëpunim në përballimin e situatës së vështirë të krijuar nga koronavirusi, që sipas tij, është ulur tashmë këmbëkryq në mesin tonë.

Kalo kërkon bashkëpunimin e të gjithëve. “MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh si kolegë si dhe i yni me publikun, i cili për asnjë çast të mos e nënvlerësojë kujdesin ndaj vetes dhe të afërmve të tij, MBETEN çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide që ka vënë në vështirësi jetën e të gjithëve….”, shkruan ai ndër të tjera.

Mesazhi i Kalos

Kohë Kovidiane…PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESIONALIZMI duhet të prevalojnë këto kohë në Shëndetësinë tonë Publike dhe jo vetëm….Si Mantelbardhë DUHET t’i bëhemi krah njëri-tjetrit në këtë sfidë mbarëbotërore….TEORIZIMET për PROTAGONIZËM por jo për ZGJIDHJE praktike të ardhura këto javë nga burime si të brendëshme po ashtu edhe të jashtëme, sidomos kur ato në harkun kohor të disa javëve kundërshtojnë njëra-tjetrën, NUKU sjedhin ndonjë dobi në përballjen me këtë sfidë, përkundrazi… Sars-Cov2/Covid-19 është ulur tashmë këmbëkryq në mesin tonë…. JO me mërira dhe hatërmbetje të pavlera, që disa i sjedhin në vëmëndjen tonë këto kohë, KUR të tëra energjitë tona intelektuale dhe jo vetëm duhen përmbledhur në mirëmenaxhimin e kësaj sfide, që ishte, është dhe ndoshta do mbetet me shumë shqetsime edhe për vende me fuqi ekonomike dhe sisteme shëndetsore më të mirëpajisura e më mirë të financuara se Sistemi ynë Shëndetsor….MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh si kolegë si dhe i yni me publikun, i cili për asnjë çast të mos e nënvlerësojë kujdesin ndaj vetes dhe të afërmve të tij, MBETEN çelësat e zgjidhjes së kësaj sfide që ka vënë në vështirësi jetën e të gjithëve….BASHKË me siguri NE do ja dalim mbanë….Javë të mbarë miq, kolegë e bashkëatdhetarë!!!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në ‘Facebook’ pamje nga spitali Infektiv, ku një infermiere po i shërben një p

Mjeku i njohur kardiokirurg, Edvin Prifi deklaroi se ka shumë studime në lidhje me pandeminë dhe përhapjen e koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu ka deklaruar se Task-Forca antiCOVID ka intensifikuar kontrollet dhe m

Situata me mbeturinat urbane në zona të ndryshme të Durrësit shqetëson qytetarët.

Gjinekologia Anika Dokle ka postuar një foto fantastike, të një bebeje e cila ka lindur me këmishë në maternitetin "Koço Gliozheni".

Në Shqipëri vazhduan edhe sot vdekjet e përditshme për shkak të koronavirusit.

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka përcjellë një mesazh për kolegët e tij për të cilët thotë se kanë harruar “Betimin e Hipokratit” duke sjell

Pas shumë përplasjesh të shoqëruara me shkarkime, pezullime e akuza të ndërsjella, Universiteti i Tiranës po shkon drejt një gare të re z

"Kemi rritur në mbi 90 mijë teste në dizpocion të Insitutit të Shëndetit Publik për identifikimin e rasteve të reja me Covid19 në ven

Kreu i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore Skënder Brataj ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale një ngjarje që i ka ndodhur sot n