U hodh nga ballkoni me djalin e mitur, gruaja: Tërmeti na shkatërroi shtëpinë

22/09/2019 - 10:07

Një grua e lënduar nga tërmeti i fuqishëm në Tiranë ka rrëfyer panikun. Duke mos dashur të tregojë fytyrën, por vetëm pjesën e dëmtuara në trup, e lënduara tha se ndodhej brenda shtëpisë, kur fëmijët kishin filluar të bërtisnin. Ajo tregoi se kishte kapur menjëherë në krah çunin e mitur dhe gocën dhe ishte hedhur nga ballkoni.

Ku ndodheshit kur ra tërmet?

Brenda në shtëpi, filluan të bërtisnin fëmijët. Kapa në krah çunin dhe gocën dhe u hodha nga ballkoni. Shtëpia vende-vende është çarë.

Po fëmijët kanë pas lëndime?

Jo, vetëm se janë trembur, janë traumatizuar. Fëmijët kanë pas më shumë dëmtime psikologjike. Banesa është një katëshe.

Ka persona të tjerë të lënduar?

Nuk e di, thonë që ka, më shumë nga frika. Ashtu siç dola dhe unë.

Sa fëmijë keni, banesa juaj është e banueshme?

Jo, mbrëmë kemi ndenjur deri vonë jashtë, pastaj kemi shkuar të flemë te nëna. Fëmijët janë te komshinjtë. Goca nuk ka vënë gjumë në sy fare. /Balkanweb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar ambientet e reja të qendrës shëndetësore Bardhoc në Kukës

Menjëherë pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë marrë masa në aeroportin e Rinasit për koronavirusin, që është kthyer në një al

Famullia “Shën Dominiku” dhe Vatra Biblike Katolike  organizojnë sipas nismës së Atit të Shënjtë, Papa Françesku, më 26 janar 2020, në qy

Banorët e qarkut të Kukësit do të kenë një maternitet të ri dhe spitalin e rikonstruktuar, falë investimit të qeverisë me vlerë 3 milion

Vetëm 23 % e shqiptarëve janë bujarë dhe të sjellshëm dhe zyrtarisht, sipas një raporti të fundit, jemi ndër më ‘kurnacët’ në Europë, ndo

5 foshnja, të cilat lindën me probleme në zemër, gëzojnë shëndet të plotë falë ekipit të Kardiokirurgjisë në QSUT.  Ka qenë mjeku Altin V

Memorie

Gjashtëshja historike dhe e magjishme e sporteve

Nostalgjia vjen e fuqishme nga të mirët e sportit durrsak

Të gjitha autorizimet për importin dhe eksportin e barnave mjekësore do të lëshohen online brenda vitit 2020.

Në Londër u organizua “Forumi Botëror i Arsimit” (Education World Forum), i cili mblodhi së bashku ministrat e arsimit nga e gjithë bota