UAMD hap aplikimin për bursa shkëmbimi Erasmus + me Universitetin e Zarës

02/10/2019 - 09:47

Në kuadër të Marrëveshjes Ndër-Institucionale me Universitetin e ZADARIT, Kroaci, për programin Erasmus +International Credit Mobility, UAMD mund të dërgojë për periudha studimore studentë që studiojnë në nivelin bachelor dhe/apo master:

  • 1 student për vitin akademik 2019-2020, semestri i verës.

Në varësi të cilësisë së aplikimeve fituesi do të vendoset në bashkëpunim dhe me palën pritëse, Universitetin e Zadarit, Kroaci.

Kriteret për Aplikim:

Studentët duhet të kenë:

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze ne nivelin B2, sipas kualifikimeve ekuivalente me CEFR[1].

  • Performancë shumë të mire akademike

  • Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program shkëmbimi.

Dokumentet që nevojiten për aplikim:

  • Vërtetim studenti;

  • Vërtetim notash (i përkthyer në anglisht)

  • Kopje e pasaportës

  • Letër motivimi në gjuhën angleze

Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 800 Euro /muaj, 180 Euro shpenzime transporti

Afati i aplikimit është 13 tetor 2019.

*Dokumentet mund të dorëzohen elektronikisht në adresën [email protected],duke kopjuar (cc) [email protected] ose dorazi pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Kati i Tretë, zyra 320, Universiteti “Aleksandër Moisiu” L.1 Rruga Taulantia, Durrës.

  • [1] Në rastin që nuk keni kualifikime të testeve mund të dorezoni një vërtetim nga lektorët e Universitetit “AleksandërMoisiu” Durrës, i cili njeh dhe specifikon nivelin tuaj të anglishtes.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tre vjet pasi Bashkia e Tiranës shembi për ‘interes publik’ shtëpitë 100-vjeçare pranë sheshit Skënderbej, vendin e nënstacionit elektrik

Numri i studentëve është rritur gjatë viti akademik 2018/2019, ku janë regjistruar 139,043 studentë, rreth 5% më shumë se një vit më parë

I infiltruari i emisionit “Stop” takon një 16-vjeçare në shtëpinë e Lacit dhe bëjnë Pazar për tarifat e shërbimeve seksuale.

Krevatë, batanije, ushqime dhe veshmbathje për familjet e dëmtuara nga tërmeti në njësitë administrative të bashkisë Durrës.

Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, shoqata e të verbërve në Durrës ka kërkuar më shumë vëmendje nga qeveria dhe me shumë aksesu

Program Kombëtar për depistimin e kancerit të gjirit, me vendosjen e mamografisë së detyrueshme për gratë mbi 50 vjeç”.

15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si Dita Ndërkombëtare e Ecjes

Një skenë aspak e zakontë ka ndodhur në mes të Tiranës, ku protagonistja ka qenë një femër.

Rreth 1800 studentë të programeve Bachelor dhe Studimeve Profesionale nisën vitin e ri akademik në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durr