Sot në të gjitha universitetet e vendit ka nisur procesi i votimit për zgjedhjet për rektor, dekan fakulteti, senatin akademik dhe shefat e departamenteve.

Në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit procesi është duke vijuar shumë normalisht, pavarësisht pandemisë.

Procesi i votimit të 30 korrikut zhvillohet në 5 njësi kryesore, dy prej të cilave në Rektorat (godina në Currila) dhe 3 të tjera tek Kampusi Universitar në Spitallë, në fashën orare 08.00-16.00.

“DurrësLajm” sjell edhe pamjet nga procesi i votimit në godinën në Currila, ku gjithçka po zhvillohet nën masat e marra kundër Covid-19.
Për të zgjedhur rektorin dhe anëtarët e Senatit Akademik pritet të votojnë rreth 300 pedagogë dhe po ashtu rreth 12000 studentë (ata të ciklit Bachelor dhe Master).

Sipas anëtarit të KIZ, Taulant Kullolli, kanë qenë të shumtë studentët që kanë shfaqur gatishmërinë për të marrë pjesë në procesin e votimit dhe prania e tyre është vënë re që në nisje të votimit. 

Pjesa më e madhe e fushatës zgjedhore të kandidatëve që garojnë për postet e dekanëve, shefave të departamenteve apo Senatit Akademik është zhvilluar online, megjithëse janë organizuar edhe shumë takime në grupe të vogla dhe duke respektuar rigorozisht protokollin e sigurisë dhe distancimin fizik mes pjesëmarrësve.

Në garën për rektor të UAMD-së, rektorja aktuale Kseanela Sotirofski kandidon e vetme për një mandat të dytë 4-vjeçar, ndërkohë që në vetëm 2 nga 6 fakultetet e UAMD-së gara për dekanë zhvillohet mes 2 kandidatëve (Fakulteti i Biznesit dhe Fakulteti i Edukimit). Në 4 fakultetet e tjera kandidojnë dekanët që janë aktualisht në detyrë.

Situatë e ngjashme vihet re edhe në garën për shef departamenti, pasi vetëm për departamentin e Matematikës, të Drejtësisë dhe Financë-Kontabilitet janë nga dy kandidatë që garojnë mes tyre, ndërsa për të gjitha departamentet e tjera do të votohet vetëm për emrin e një kandidati.

LISTA E KANDIDATEVE PER DEKANE DHE SHEFA DEPARTAMENTI NE UAMD:

*FAKULTETI I EDUKIMIT

KANDIDATE PER DREJTUES NJESI KRYESORE:

  1.  Prof.As.Dr. Griselda Abazaj

  2.  Prof.As. Dr. Suela Kastrati

KANDIDATE PER DREJTUES NJESI BAZE:

1.  Prof.As.Dr Anita Muho (Departamenti Gjuheve te Huaja)

2.  Dr. Ambera Duka (Departamenti i Pedagogjise)

3.  Prof.As.Dr Blerina Xhakolli (Departamenti i Psikologjise)

4.  Prof.AS.Dr. Doreta Tartari (Kuçi) (Departamenti i Sociologjise)

5.  Prof.As. Dr. Edlira Abdurahmani (Departamenti i Gjuhes)

6.  Dr.Ilir Sallata ( Qendra Edukim ne Vazhdim)

*FAKULTETI I TEKNOLOGJISE SE INFORMACIONIT

KANDIDATE PER DREJTUES NJESI KRYESORE:

Prof.As.Dr. Lindita Mukli

KANDIDATE PER DREJTUES NJESI BAZE:

Dr. Anjeza Pasku (Departamenti i Matematikes)

Dr.Osman Hysa   (Departamenti i Matematikes)

Dr.Senada Bushati ( Departamenti i Shkencave Kompjuterike)

Phd. Admir Barolli ( Departamenti i Teknologjise se Informacionit)

*FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE

KANDIDATE PER DREJTUES NJESI KRYESORE:

Prof.As.Dr. Osman Metalla

KANDIDATE PER DREJTUES NJESI BAZE:

Dr.Alma Golgota ( Departamenti i Shkencave Inxhinjerike Detare)

Dr. Rezarta Kalaja ( Departamenti i Shkencave Teknike Mjeksore)

Dr. Marsida Klemo (Departamenti i Shkencave te Aplikuara dhe Natyres)

*FAKULTETI I BIZNESIT

KANDIDATE PER DREJTUES NJESI KRYESORE:

Prof.As.Dr. Azeta Tartaraj

Prof.As.Dr. Shkelqim Fortuzi

KANDIDATE PER DREJTUES NJESI BAZE:

Dr.Rovena Troplini ( Departamenti i Finance Kontabilitet)

Dr.Juliana Imeraj (Departamenti i Finance Kontabilitet)

Dr.Majlinda Muka (Departamenti i Turizmit)

Dr.Denada Lica (Departamenti i Menaxhimit)

Prof.As.Dr. Ervin Myftaraj ( Departamenti i Marketingut)

Prof.As.Dr. Flora Merko (Departamenti i Shkencave Ekonomike)

*FAKULTETI SHKENCAVE POLITIKE JURIDIKE

   KANDIDATE PER DREJTUES NJESI KRYESORE:

Prof.As.Dr. Andon Kume

      KANDIDATE PER DREJTUES NJESI BAZE:

Prof.As.Dr. Gentiana Kraja (Departamenti i Administrimit Publik)

Prof.As.Dr. Arben Cara (Departamenti i Drejtesise)

Phd. Gentian Koçi (Departamenti i Drejtesise)