Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” ka filluar një cikël trajnimesh me të rinj nga Durrësi në kuadër të projektit  “Youth Guide for Durrës”. Projekti mbështetet nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD) i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Bashkinë e Durrësit.

Ky projekt synon të përgatisë udhërrëfyes të rinj për qytetin turistik të Durrësit.

Pjesëmarrës në këtë projekt do të jenë studentë, të rinj të papunë nga shtresat e margjinalizuara e të tjerë. Në këtë formë u krijohet mundësia të rinjve që të punësohen ose vetëpunësohen në sektorin e turizmit dhe të ulet numri i të rinjve që emigrojnë.

Zhvillimi i aftësive në fushën e turizimit është objektivi kryesor i projektit. Projekti zgjat 7 muaj: i nisur nga qershori deri në dhjetor 2019.