Udhëzimi/ Provimet e vjeshtës për mbetësit, zbardhen datat

15/08/2019 - 14:53

Maturantët mbetës në një nga provimet e maturës shtetërore kanë një shans të dytë për të ridhënë provimin dhe për të garuar në universitet, për kuotat e mbetura bosh.

Në fundin e këtij muaji, organizohet sesioni i dytë i provimeve të maturës që teston jo vetëm maturantët e këtij viti, por maturantët e vjetër si dhe ata që vijnë nga jashtë vendit.

Për ta, është përcaktuar një fashë kohore që nis në fund të muajit gusht, deri më 6 shtator. Sa i takon organizimit, përveç datave, asgjë nuk ndryshon në strukturën dhe kohëzgjatjen e testit.

Tezat do të hartohen nga ekspertët e qendrës së shërbimeve arsimore dhe do të korrigjohen po nga ata. Risia e këtij viti është vlerësimi elektronik, i cili do të implementohet për të parin vit dhe vetëm për pjesën e parë të tezës, pyetjeve me alternativa.

Pyetjet me shtjellim dhe esetë që kërkojnë sy të mprehtë do të vijojnë të kalojnë në dy duar korrigjuesish. Ndryshe nga maturat e viteve të shkuara, janë katër provime gjithsej që do të japë ky brez e në vazhdim. Përveç tri provimeve me detyrim, do të jetë vetëm një lëndë fakultative që maturantët e kanë caktuar në formularin A1/ A1Z.

Në sesionin e dytë, do të ketë çdo tri ditë provime. Ato nisin me gjuhën e huaj më 27 gusht, e cila ndiqet nga Gjuha Shqipe e Letërsia në datën 30, Matematika më 3 shtator dhe tri ditë më vonë, provimi i vetëm me zgjedhje.

DATAT

Gjuhë e Huaj 27 gusht
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi 30 gusht
Matematikë 03 shtator
Provim me zgjedhje 06 shtator

PANORAMA

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Janë testuar 13 raste të dyshuara tek udhëtarë që kanë histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi i ri dhe rezulton deri

Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një protokoll bashkëpunimi për forcimin e ndërveprimit në fushën e shërbimit shëndetësor, duke përfs

Pas evidentimit të situatës shëndetësore me prezencë komunitare të koronavirusit në Itali, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Një qytetar nga Tirana Andreja Pepkolaj ,pretendon se zgjidh problemet shëndetësore e sociale të njerëzve , duke u lutur e kryer rituale

Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një 85-vjeçari.

Detaje të reja zbardhen për krimin brenda familjes në Xhafzotaj të Durrësit ku Lulzim Cuku vrau bashkëshorten e tij Manjola Cuku në mënyr

"Qeveria po përgatit një paketë të plotë mbështetëse konkrete për kthimin e mjekëve shqiptarë të diasporës, që nga bonusi dhe incentivat

Kryetarja e Komisionit të Arsimit dhe Medias, Fatjona Dhimitri, i kërkon publikisht ministres së Arsimit, Besa Shahini, të japë dorëheqje

Fotot e të sëmurëve në fund të jetës, por edhe të vdekur. Foto që do t’ju bëjnë që ta lini vesin e duhanit.