Uji futet në shkollën 9-vjeçare në Durrës, zjarrfikësja evakuon nxënësit (VIDEO)

19/03/2018 - 15:53

Rritja e nivelit të ujit nëpër rrugët e Durrësit ka shkaktuar bllokimin e qytetarëve dhe autmojeteve në zona të ndryshme të qytetit.

Në shkollën 9-vjeçare “Met Hasa” në Porto Romano, situata u shfaq më problematike, pasi uji arriti të futej në katin e parë.

Evakuimi i nxënësve dhe i mësuesve të cilët mbetën brenda në shkollë është bërë i mundur me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.

Në një prononcim për "DurrësLajm", drejtori i shkollës, Hajri Nuhi u shpreh se niveli i ujit ka arritur mbi 1 metër.

Sipas Nuhit, kjo nuk është hera e parë që kjo shkollë përmbytet por kësaj radhe situata ishte më e rëndë.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Protestës që po mbahet sot përpara Ministrisë së Arsimit, i janë bashkuar dhe studentë të verbër.

Kirurgu shqiptar në Gjermani ka zbuluar instrumentin për stentim të dyanshëm pa prerje, i cili do të përdoret dhe do i shërbejë  fushës s

Çdo prind mburret me fëmijën e tij, por kur ky i fundit bën zgjedhje të gabuara, jo detyrimisht është faji i prindit.

Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar anulimin e projektit të "Unazës së Re", të cilin e kanë cilësuar p

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës.

“Nëse ne quhemi ngelësa atëherë sistemi juaj është ‘What the fu*k’”.

Gazetarja Anila Hoxha ndan dhimbjen e madhe për humbjen e mikes së saj, gazetares Sonila Mesareja, e cila u nda nga jeta sot, pasi humbi

Studentët e Universitetit të Tiranës ditën e djeshme bojkotuan mësimin duke protestuar në shenjë kundërshtie ndaj tarifave.

Një nga problemet më të mëdha që evidentohet së fundmi në shoqërinë tonë, është rritja e përdoruesve të drogave, ku më të ekspozuarit jan