Ulen radhët e pritjes për skanerin dhe rezonancën, Manastirliu: Përmirësojmë shërbimet për qytetarët

10/07/2019 - 11:13

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, pa nga afër shërbimin e Neurokirurgjisë, ku është instaluar rezonanca moderne 3 testla, me teknologji të avancuar, e vetmja e këtij lloji në vend.

"Me shtimin e rezonancave moderne, siç është kjo në QSUT por edhe rezonanca e re në Elbasan, sot kemi 7 rezonanca dhe 21 scanera në shërbimin publik që plotësojnë nevojat e pacientëve, duke bërë të mundur uljen e radhëve të pritjes në kohë shumë më të mira se më parë dhe më të mira se vendet e tjera", tha Manastirliu.

Veç shtimit të aparaturave dhe përfshirjes së tyre në mirëmbajtje të plotë që garanton funksionimin pa ndërprerje të tyre, vendosja e sistemit online të rezervimit te mjeku specialist ka ndikuar në rreduktimin e rradhëve të pritjes pasi planifikim tashmë kryhet pranë mjekut specialist të poliklinikës, pa patur nevojë që pacienti të shkojë në spital.

"Sot mund të themi se nuk ka rradhë pritje për një skaner pasi bëhet nga sot nesër, ndërsa për rezonancën e kemi ulur nga 90 ditë rradhën e pritjes, në 37 ditë", tha Manastirliu.

Investimet për rezonancën moderne 3 tesla në QSUT si dhe rezonanca e instaluar për herë të parë këtë vit në spitalin e Elbasanit, që plotësojnë flotën e aparaturave moderne, ka rritur cilësinë e ekzaminimeve, duke ndihmuar në trajtimin më efikas të pacientëve. Me rezonancën e re në shërbimin e neurokirurgjisë në QSUT, e vetmja e këtij lloji në spitalet publike dhe jo publike në vend, sot është bërë e mundur të rritet zbulueshmëria e sëmundjeve neurologjike, përmes përdorimit të kësaj teknologjie të avancuar. Nga ky investim përfitojnë rreth 4 mijë pacientë në vit.

Mbi 18 mijë pacientë në vit kryejnë ekzaminimin e rezonancës pa pagesë në spitalet publike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Artisti i njohur Agim Mujo, vëllai i aktores së madhe shqiptare Yllka Mujo është ndarë nga jeta në moshën 63-vjeçare.

 Pas Turqisë, edhe Italia merr përsipër trajtimin e specializuar të rasteve të veçanta të pacientëve shqiptarë, me sëmundje  të rralla.

Nën kujdesin e Këndit të BE-së të Bashkisë së Durrësit u zhvillua një konkurs-ekspozitë me punime kreative të  nxënësve të disa shkollave

"Qesja e fundit" është nisma më e re e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, që u prezantua sot në auditoret e Universitetit "Aleksandër M

Arrihet marrëveshja për trajnimin e mjekëve dhe specializantëve shqiptarë në spitalet më të mira italiane.

Sistemet aktuale të pensioneve publike në një periudhe jo shumë të largët do duhet të reformohen totalisht për të shmangur defektet që po

Rrëfimi i ish-ndimësmjekut Kel Vata, për historinë tragjike të xhaxhit të tij, Gjergj Vata, ish-Qarkomandant i Shkodrës dhe nënkryetar i