Banorët e zonës së Astirit kanë dalë sërish në protestë për të kërkuar anulimin e projektit të "Unazës së Re", të cilin e kanë cilësuar projekt hajdutesh, të mbështetur edhe nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Banorët lëshuan thirrje të forta për drejtuesit e makinerive duke i kërcënuar se po afruan makineritë, do t’i djegin me benzinë. Me thirrjen "shtëpitë do t'i mbrojmë me gjak", protestuesit kanë shprehur mbështetjen edhe për studentët, duke i cilësuar ata si shpirti i tyre.

"Studentet janë shpirti ynë. Rama do te ngelë në klase në qershor. Nuk do të marrë votat tona.Kjo qeveri ka ngelur dhe po e ndjen frikën që ka. Kur paligjshmëri bëhet ligj. Do të të rrëzojmë në dhjetor, o Edvin o Krye horr", thanë ato.