UNESCO: 20% e fëmijëve në Shqipëri, bullizëm ose dhunë në shkollë

07/02/2019 - 07:56

Dhuna në mjediset e shkollës (në të gjitha format e saj) është një shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për arsim, shëndet dhe mirëqenie. Asnjë shtet nuk mund të arrijë një edukim cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë, nëse nxënësit përjetojnë dhunë apo bullizëm në shkollë, shkruhet në raportin “Pas shifrave: Fund dhunës në shkolla dhe bullizmit” që ka publikuar UNESCO në janar të 2019-s.

Në Shqipëri, prevalenca e nxënësve që kanë raportuar se janë dhunuar ishte 19.9%, rreth 22.6% tek djemtë dhe 17.3% tek vajzat. Shifrat janë më të larta te 11 vjecarët, ku sipas raportit rreth 23.8% kanë pranuar se kanë përjetuar bullizmin apo dhunën në shkollë në nja nga format e tij, ndërsa te 13 vjeçarët ku raport është 20%.

Te nxënësit e moshës 15 vjeç prevalenca e të dhunuarve është 16.1%.

Në raportin e UNESCO-s, bullizimi është kategorizuar në tre forma kryesore: dhunë fizike, dhunë psikologjike/ përjashtimet sociale dhe dhuna seksuale.

Bullizimi në shkolla është një fenomen botëror. Thuajse një në çdo tre studentë në botë ka përjetuar bullizëm në muajin e fundit. Të dhënat e disponueshme nga të gjitha rajonet tregojnë se 32% e studentëve janë dhunuar në një formë apo në një tjetër nga shokët e klasës në një ose ditët të muajit të fundit.

Disa fëmijë e kanë përjetuar bullizmin në mënyrë të shpeshtë. Megjithatë prevalenca e fëmijëve që kanë përjetuar bullizëm dhe shpeshtësia varjon nga një rajon në tjetrin. Përqindja e studentëve që kanë raportuar dhunë në rajon e Afrikës nën-Sahariane është 48.2%, në Afrikën e Veriut 42.7% dhe në Lindjen e Mesme rreth 41.1%.

Europa është ndër rajonet me përqindjen më të ulët të prevalencës së nxënësve që kanë përjetuar dhunë në shkolla me 25%. Në Amerikën e Veriut, prevalenca e nxënësve që kanë përjetuar bullizëm është 31.7%.

Ndërkohë sipas raportit citohet se dhuna seksuale është forma e dytë më e përhapur e bullizmit në shumë rajone. Rreth 11.2% e fëmijëve të cilët kanë përjetuar bullizëm raportojnë se janë bërë objekt talljeje, komentuar seksualisht.

Ndër të tjera raporti i UNESCO-s bazuar në këto gjetje jep dhe rekomandimet se çfarë duhet bërë për t’i dhënë fund bullzimit në shkolla. Së pari, është legjislacioni, në mënyrë që të mbrohen të drejtat e fëmijëve dhe të ndërmerren politika që të ndalojë dhe t’i përgjigjet dhunës në shkolla. Së dyti, duhet të trajnojë mësuesit për të parandaluar dhe për t’ju përgjigjur dhunës dhe bullizmit në shkolla. Së treti, duhet që të mundësohet mbështetje për fëmijët që ata të flasin hapur dhe të kërkojnë mbrojtje. Gjithashtu një ndër rekomandimet është që t’i jepet prioritet dhe të tregohet kujdes më fëmijët që janë pjesë të grupeve vulnerabël./Monitor

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Qeveria ka miratuar një projektligj, i cili parashikon shpërndarjen e pronave shtetërore tek individët.

Me mijëra besimtarë katolikë në mbarë botën festojnë sot Pashkët.

Autizmi është çrregullim neurobiologjik që veçohet me vështirësi në komunikim, ndërveprim shoqëror, sjellje të përsëritura dhe rreze të k

Për herë të parë Instituti i Shëndetit publik ka prezantuar Raportin Kombëtar mbi Sëmundjet jo të Transmetueshme, të cilat përbëjnë 70% t

Sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 u rrëfyen dy bashkëshortë të cilët janë bërë prindër për herë të parë në vitin 1982.

Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, vazhdoi të trajtohej historia e çiftit të azilantëve të cilët pas divorcit e kanë kthyer mar

OBSH ka dhënë alarmin e rritjes së numrit të popullsisë që kategorizohet me aftësi ndryshe në vendin tonë.

“Mbi 280 qendra shëndetësore kanë nisur procesin e akreditimit, një proces që duhet të përmbushet nga çdo institucion shëndetësor, pë

“Stop” është ndalur në Durrës për problemin e 77-vjeçarit Shyqyri Stari.

Sot, më 17 prill 2019 “Heroi i Poppullit”, Gjeneral Leitnant Rrahman Parllaku mbush 100 vjet jetë.