Universitetet/ Kalendari me datat e aplikimit e regjistrimit për maturantët

05/07/2019 - 09:35

Me përfundimin e provimeve të Maturës dhe shpalljen e rezultateve kanë nisur ethet e vërteta për maturantët, tashmë kandidatë për studentë.

Teksa të gjithë kanë nisur të bëjnë llogaritë nëse me pikët e fituara nga notat që kanë marrë e fitojnë dot degën e preferuar, duhet të mbajnë në konsideratë disa data të rëndësishme. Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe ajo e Rrjetit Akademik Shqiptar kanë hartuar një kalendar me afatet për çdo procedurë që ndjekin kandidatët për në universitete, që nga kryerja e pagesës e deri te regjistrimet finale në sekretaritë mësimore të fakulteteve (tabela brenda shkrimit).

Gara sapo ka nisur. Të rinjtë do të shprehin dëshirat e tyre nga data 31 korrik deri në 5 gusht, ndërsa deri në fund të gushtit do ta kenë marrë vesh nëse janë në listën e parë të fituesve. Fatlumët e parë zakonisht janë ata me dhjeta absolute, të cilët ezaurojnë kuotat në degët më të preferuara. Nxënësit gjithashtu shumë të mirë dhe ata me më pak pikë do të garojnë në gjashtë fazat pasuese të raundit të parë (gjithsej 7 faza regjistrimesh), nga 2-15 shtator.

Shanse të tjera për të rinjtë, por edhe për fakultetet që duan të realizojnë numrin e kuotave, ka në dy raundet pasuese të aplikim-regjistrimeve, të cilat zvilohen në fund të muajit shtator dhe fillim tetorit. Ndonëse auditorët hapin dyert në datën 14, regjistrimet me qëllim ezaurimin e kuotave do të vijojnë nga sekretaritë deri në datën 31 tetor.

KUSHTI I APLIKIMIT

Kusht primar për t’u bërë pjesë e garës në universitete, qoftë publike apo private, është kryerja e pagesës së tarifës prej 2 mijë lekësh. Trajektorja që duhet të ndjekin kandidatët për në universitet është shumë e thjeshtë.

Si fillim duhet të logojnë në portalin u-albania, me anë të cilit do të ndjekin gjithë ecurinë, nga aplikimi deri në regjistrimin në degën e fituar. Kjo gjë bëhet duke futur ID e Maturës dhe atë të kartës së identitetit, ku secili duhet të shkarkojë nga portali faturën e pagesës, të cilën mund ta kryejnë në postë ose bankë. E rëndësishme është që të ruani kodin, ndërsa mandatin e pagesës ta dorëzoni te mbikëqyrësja e shkollës, e cila do të hedhë në sistem notën mesatare.

Vetëm pas këtij procesi, portali i aplikimeve për degët e arsimit të lartë publik e privat është i hapur për të rinjtë. Para se të plotësojnë Formularin A2 këshillohet konsultimi me kriteret e pranimit në degët që preferojnë dhe kuotat për vitin e ardhshëm akademik. Po ashtu, nota mesatare dhe pikët e pranimit në vitin e kaluar janë një orientim shumë i mirë, edhe pse këto të fundit ndryshojnë në bazë të kërkesë-ofertës për një program të caktuar, shkruan "Panorama".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kësaj radhe Open udhëtoi drejt Italisë ku bëri intervista me famijlarët e Alvin Berishës dhe më gazetarët e Le Iene që e bënë publike his

Babai i Alvin Berishës, Afrimi ka treguar detaje nga momentet e para që ka takuar me djalin e tij.

31 dhjetori 2019 është afati i fundit kur do të lejohet regjistrimi, për herë të parë, i autoveturave të përdorura (me km) që kanë hyrë n

Aksidenti i rëndë që ka ndodhur në 21 Gusht të vitit të kaluar në aksin Levan-Fier ka përfshirë 3 automjete.

Dëshira e vogëlushit shqiptar, Alvin Berisha është bërë realitet sapo ka mbërritur pranë familjes!

Pas një përmirësimi gjatë vitit 2017, deficiti i skemës së pensioneve iu kthye përkeqësimit në vitin 2018.

Pas Fierit, edhe në Durrës një pronë e sekuestruar e personave me precedentë penalë do të përdoret për qëllime sociale.

Në botën e sotme, gjuha angleze demonstron një efekt të fortë të rrjetit: sa më shumë njerëz ta përdorin atë, aq më i dobishëm bëhet.

Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me nxënësit dhe mësuesit e shkollës artistike “Jan Kukuzeli” si edhe nxënësit e kursit “Stu

Rikthehet historia e pazakontë e një 66-vjeçari nga Durrësi. Gruaja e divorcoi, por ai hodhi akuza të rënda ndaj saj.